Connect with us

Bota

I moshuari gëlltiti një kovë me bojë pasi kujtoi se ishte kos

Published

on

I moshuari gëlltiti një kovë me bojë pasi kujtoi se ishte kos featured

Një i moshuar 90 vjeç arriti të bëhet viral në rrjetet sociale, pasi kishte arritur të pinte gjysmë kove bojë duke kujtuar se ishte kos, pa patuar asnjë reaksion.

Alex Stain kishte publikuar një video në llogarinë e saj në Twitter gjatë javës së kaluar. Në këtë video bëhej fjalë për gjyshin e saj të cilit i pëlqen shumë kosi.


I moshuari gëlltiti një kovë me bojë pasi kujtoi se ishte kos post1

«Gjyshi im hëngri gjysëm kove bojë sot duke kujtuar se ishte kos», kishte shkruar ajo në statusin e saj. Ky status ishte bërë menjëherë viral pasi ishte ri publikuar mbi 177.000 herë, dhe numëronte mbi 500.000 pëlqime.


I moshuari gëlltiti një kovë me bojë pasi kujtoi se ishte kos post2

Vajza Njujorkeze kishte publikuar më vonë një screenshot nga biseda e saj me gjyshin, në të cilën i moshuari rrëfente se «stomaku i tij ishte si mos më keq», për fat të mirë nuk kishte asnjë reaksion.

Gjatë një interviste që kishte dhënë për gazetën Daily Mail ajo kishte rrëfyer se gjyshi i saj e adhuronte kosin pasi mamaja e saj i blinte atij 7 kile kos, çdo javë.


Më të lexuarat