Connect with us

Mbretëria e bashkuar

I ndaluan bastet pasi po fitonte për 12 ditë me radhë

Published

on

I ndaluan bastet pasi po fitonte për 12 ditë me radhë

Shtatëdhjetë e katër vjeçari Michael Bates kishte zbuluar një sistem dhe kishte arritur të parashikonte me saktësi rezultatet e 48 garave me kuaj. Megjithatë, I ndaluan bastet pasi po fitonte për 12 ditë me radhë. Më saktë, siç e tha edhe ai, sipas një kërkimi që kishte zhvilluar, ai kishte konstatuar se zakonisht fitonin kuajt me numër nga 1 deri tek 4.

Gëzimi i tij nuk kishte zgjatur shumë pasi kompania e basteve i kishte ndaluar atij të drejtën të luante. Kjo kishte ndodhur pasi ata kishin vënë re fitimet e tij të njëpasnjëshme. Për këtë arsye kjo kompani e kishte vënë këtë lojtar në listën e zezë duke i ndaluar çdo bast.

Ai kishte vajtur dhe ishte ankuar tek kompania në fjalë, duke pretenduar se nuk kishin të drejtë të bënin diçka të tillë.

«Unë nuk jam ndonjë lojtar i madh që vete në Las Vegas. Më thanë se nuk mund të luaja më pasi po fitoja shumë», shpjegoi ai dhe vazhdoi «Si ka mundësi të të ftojnë të luash dhe të përzënë nëse ti fiton shpesh». «Ata duan për klientë vetëm ata që humbasin vazhdimisht».

I ndaluan bastet pasi po fitonte për 12 ditë me radhë në sportelet e kësaj kompanie


I ndaluan bastet pasi po fitonte për 12 ditë me radhë
Michael Bates: I kishin ndaluar bastet pasi po fitonte për 12 ditë me radhë. Komisioni i kësaj kompanie i kishte ndaluar atij të drejtën e pjesëmarrjes në sportelet e kësaj kompanie. Ai deklaronte i shokuar pasi nuk kishin të drejtë të bënin një gjë të tillë. Megjithatë ai kishte filluar të luajë pranë disa kompanive të tjera.

Përgjigja që kishte marrë ishte se «punonjësit kishin të drejtën të refuzonin pjesëmarrjen e një lojtari. Akoma edhe nëse klienti thjesht fitonte shuma të mëdha. Që atë ditë, ai filloi të luante në disa kompani të tjera.

Përfundimisht, kompania kishte vendosur të rishqyrtonte rastin e tij pasi e pa se tema po merrte një dimension të madh. Natyrisht, i druheshin ndonjë skandali i cili do ti kushtonte shumë kësaj kompanie.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report