Connect with us

Azia

I vuri burrit të saj një burka dhe u bë bujë në gjithë Pakistanin

Published

on

I vuri burrit të saj një burka dhe u bë bujë në gjithë Pakistanin

Një grua në Afganistan kishte shkaktuar stuhi reagimesh, pasi kishte publikuar një foto të burrit të saj i cili kishte veshur një burka.

Aktivistja, me anë të kësaj lëvizje donte të dënonte stereotipat midis dy gjinive.

«Ky është burri im i bukur. Sigurisht që ju nuk mund të vëreni se sa i bukur është pasi unë i kam marrë masat që ai të mbajë të fshehtë bukurinë e tij», shkruante Héra Mannan Khan në titullin e fotografisë së saj në Instagram.

«Çfarëdo që ai është, çfarëdo që ka arritur, të gjitha ëndërrat e tij, i ka falë meje. Preferoj që burri im të rrijë në shtëpi pasi bota është e ligë. Gjithçka është në rregull kur del me mua jashtë», kishte shtuar ajo.

Midis frazave të tjera që kishin shkaktuar reagime në botën e internetit, Hera kishte thënë se mbrëmjen e kaluar e kishte ushqyer me pulë pa stereoid pasi nuk dëshironte të dëmtohet organizmi i tij. Ajo kishte thënë: «qëllimi kryesor i jetës së tij është të më japë fëmijë dhe të më bëjë nënë».

Ajo kishte postuar një video, ku dukej bashkëshorti i saj teksa i mbante çantën. Në statusin e saj ajo shkruante: «Si burra që jeni, duhet të respektoni gratë me të njëjtën dashuri dhe respekt që tregojnë për ju. Mos ngujoni ta bëni këtë gjest publikisht, sidomos kur jeni bashkë. Mos kini turp».

Disa përdorues të Twitter-it e kishin kritikuar gruan në fjalë ndërsa disa të tjerë thjesht kishin rënë dakord me fjalët e saj.

«Është martuar me një injorant. Edhe unë do të fshihja fytyrën time nëse do të isha i martuar me një budallaçkë», shkruante një përdorues në Twitter.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report