Connect with us

Shqipëria

Ilir Meta jep konferencë për shtypin duke sulmuar haptas qeverinë

Ilir Meta vijon me qëndrimin e tij qartësisht të njëanshëm..Gjatë konferencës për shtypin ka sulmuar disa herë Qeverinë Rama duke i kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme. Madje, përveç kësaj ai kërkoi dhe zgjedhje presidenciale, diçka akoma më absurde

Published

on

Ilir Meta jep konferencë për shtypin duke sulmuar haptas qeverinë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë ka dhënë sot një konferencë për shtypin gjatë së cilës ka kërkuar zgjedhje të parakohshme. Gjatë kësaj konference nuk kanë munguar thumbimet kundër qeverisë Rama. Në realitet ai nëpërmjet kësaj deklarate për shtypin ai lëshoi një numër mesazhesh të koduara kundër qeverisë por dhe një sulm frontal kundër saj duke mohuar rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kësaj radhe ai përdori gjithçka për të thelluar këtë krizë duke u fshehur nën petkun e «patriotit të vërtetë». Esenca e kësaj deklarate është se ai nuk ishte aspak i asnjanshëm pasi gjatë gjithë kohës thumbonte kryeministrin Rama duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për një “diktaturë”.

Ndër të tjera ai ka hedhur disa batuta por që në realitet bëhej fjalë për një sulm të drejtpërdrejtë. Meta në mënyrë naive la të nënkuptohet se Rama është ai që jep apo heq vizat e politikanëve për jashtë shtetit.

Në vazhdim ai për të turbulluar ujërat  ai sulmoi haptas George Sorosin. Me pak fjalë pas kësaj konference fshihet një tjetër tentativë për të destabilizuar vendin duke kërkuar zgjedhje parlamentare të parakohshme. Kjo ndër të tjera ishte dhe një përpjekje e tij për të marrë një shans për rimëkëmbjen e LSI-së pasi kjo parti tashmë, duke mos patur asnjë pushtet, mandat apo bashki, automatikisht ka dalë jashtë loje. Kjo do të thotë që pa parti nuk ka më asnjë mundësi të bëjë pazare pasi nuk e ka këtë fuqi.

Gjatë gjithë deklaratës së tij ai ka kritikuar negativisht zgjedhjet duke theksuar se gjatë këtyre zgjedhjeve nuk ka marrë as 10%. Pra ku ishte një mesazh tepër nxitës. Ilir Meta u rendit haptas pro opozitës duke thënë se  «kutitë e votimit janë mbushur nga komisionerët».

LIVE – Konferencë për shtyp

Posted by Ilir Meta on Tuesday, July 2, 2019

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report