Connect with us

Azia

Indonezi » Arrijnë në 429 të vdekurit, ndërsa të humburit 154 deri tani

Published

on

Indonezi » arrijnë në 429 të vdekurit, 154 të humburit

Bilanic tragjik i 429 të vdekurve dhe 154 të humburish deri tani

Betejë me kohën po japin skuadrat e shpëtimit në Indonezi në kërkim të mbijetuarve. Nën rrënojat që la pas Cunami i së dielës i cili mori të paktën 429 jetë njerëzish.

Të paktën 154 persona vazhdojnë të jen ende të humbur. Më shumë se 1,400 të tjerë janë të plagosur si dhe mijëra banorë u transferuan në zone më të larta. Pasi autoritet kanë lëshuar alarm për një goditje të dytë.

Ekipet e shpëtimit po përdorin makineri të rënda. Qen zbulimi dhe kamera speciale për të gjetur dhe nxjerrë nga balta dhe gërmadhat kufomat të cilat shtrihen në një terren prej 100 kilometrash në bregun perëndimor të Java-s. Autoritet komunikuan se zona e kërkimit mund të zgjerohet më shumë drejt jugut pas zbulimit të disa kufomave që u nxorën në breg nga valët e detit.

Në zonat e largëta dallgët kanë arritur deri në 5 metra lartësi

<<Ekzistojnë shumë zona që ne në fillim mendonim se nuk ishin goditur>> deklaroi Jusuf Latif-i, përfaqësues i shërbimit së kërkim-shpëtimit. <<Tani kemi arritur në zonat e largëta dhe vërtet po zbulohen shumë viktima atje>> shtoi ai.

Autoritetet komunikuan se ekipet e shpëtimit po luftojnë me kohën për të arritur në gjashtë fshatra të largëta. Të cilët në këtë moment është e pamundur të arrihen nëpërmjet aksit rrugor ku dallgët dhe Cunami me sa duket kanë arritur 5 metrat.

Një katastrofë e dytë është akoma e mundshme sipas ekspertëve të shërbimit gjeofizik dhe meteorologjik. Autoritetet kërkuan nga banorët të mbajnë një kilometër distancë nga bregdeti për shkak të fenomeneve ekstreme të motit gjatë ditës së mërkurë pasi dallgët mund të arrijnë në dy metra lartësi.

Kreu i BMKG deklaroi sot se autoritetet shqetësohen pasi moti i keq ka ndikim mbi kraterin e Vullkanit. Kjo pasi Anak Krakatao është një vullkan aktiv nga ku monitorohen shpërthime gjatë muajve të fundit. Prandaj shanset e një cunami të dytë nuk mund të përjashtohen>> deklaroi Herman FRITZ nga instituti i teknologjisë së Gjeorgjia-s.

Më të lexuarat