Connect with us

Azia

Indonezi » Arrin në 429 numri i të vdekurve

Published

on

Indonezi » Arrin në 429 numri i të vdekurve

Sipas raportit të fundit nga autoritetet Indoneziane të plagosurit janë rreth 1,485 persona dhe 154 të humbur

Bilanci tragjik i viktimave në Indonezi sa vjen e po rritet nga ora në orë. Sot ditën e martë numri i t vdekurve ka arritur në 429. Sipas një komunikimi të ri nga autoritetet vendase të lënduarit janë mbi 1,485 persona ndërsa për 154 persona nuk dihet gjë ende për fatin e tyre.

Alarm për një cunami të ri

Popullsia është larguar nga zonat e goditura nga frika e një goditje të re dhe nga fluksi i madh i automjeteve qarkullimi i automjeteve është pothuajse i pamundur.

Gjithçka u shkatërrua

Një terren totalisht të shkatërruar la pas tij Cunami në Indonezi. Pemët të shkulura dhe çati të shembura ndërsa pazhi i famshëm “Karita” ishte mbuluar me gërmadha shtëpish. Shumë automjete u copëtuan nga dallga e fuqishme duke shpërndarë copa të mëdha metalesh kudo.

Nurxana 20 vjeçe vraponte për të shpëtuar drejt një kodre në momentin që Cunami godiste zonën. Dyqanin që kishte pranë shtëpisë së saj e përpinë dallgët vrastare .<<Hapa derën menjëherë dhe kapërceva murin. Kështu shpëtova por gjithçka mbas meje u shkatërrua totalisht>> përshkruan ajo. Në një tjetër fshat një 60 vjeçare kërkonte të shpëtonte ç’të mundte nga shtëpia e saj e shembur duke pritur ndihmën e autoriteteve. <<Deri tani nuk na ka dhënë askush asnjë ndihmë>> tha ajo për një agjenci lajmesh nga Franca.

Më të lexuarat