Connect with us

Azia

Indonezi: Frikë për Cunami të dytë pasi vullkani Anak Krakatao po gurgullon akoma

Published

on

Anak Krakatao 7

Paralajmërim për Cunami të dytë

Banorët e Indonezisë afër Vullkanit Anak Krakatao janë paralajmëruar të largohen nga bregdeti pasi ekzistojnë dyshime se ky vullkan mund të shkaktojë një Cunami të dytë.

Të shtunën dallgë masive goditën komunitetet bregdetare të ishujve Sumatra dhe Java duke lënë pas 222 të vdekur dhe duke plagosur 843 persona. Mendohet se aktiviteti vullkanik ishte ai që shkaktoi dallgët vrasëse. Vullkani Anak Krakatao po gurgullonte përsëri të dielën duke vjellë hi dhe tym.

Anak Krakatao 1

Një video e filmuar nga një avion charter i cili arriti të filmonte përmasat e këtij fenomeni në gjirin e Sundës, ndërmjet Sumatras dhe Javas.

Presidenti Joko Uidodo ka shprehur ngushëllimin e tij dhe i ka bërë thirrje popullit për durim dhe vetpërmbajtje. Përpjekjet e shpëtimit po vështirësohen nga rrugët e mbyllura por mjete të rënda po transportohen në zonat e shkatërruara në kërkim të viktimave .

Të largohen njerëzit nga brigjet

Kreu i Agjencisë Kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive “Sutopo Purwo Nugroho” mbajti një konferencë shtypi në “Java” ku deklaroi: Këshillat nga Agjencitë tona janë që njerëzit të mos kryejnë asnjë aktivitet afër vijës bregdetare dhe të largohen që aty për një farë kohe deri në një njoftim të ri.

Kreu i Agjencisë Kombëtare të menaxhimit të fatkeqësive “Sutopo Purwo Nugroho” mbajti një konferencë shtypi në “Java” ku deklaroi: Këshillat nga Agjencitë tona janë që njerëzit të mos kryejnë asnjë aktivitet afër vijës bregdetare dhe të largohen që aty për një farë kohe deri në një njoftim të ri.

Anak Krakatao u formua në vitin 1927 i cili mbas shpërthimit të Krakatoas ka patur një aktivitet në rritje gjatë muajve të fundit . Dhe njerëzit vazhdimisht përpiqeshin ti shmangeshin zonës së kraterit rreth tij. Ditën e premte ky vullkan kreu një seri shpërthimesh në një hark kohor prej 2 minutash e 12 sekondash. Duke krijuar një re tymi dhe hiri rreth 400 metra mbi kraterin e tij.

Përse ishte kaq vdekjeprurës??

  1. Cunami goditi në orën 21:30 në orën lokale gjatë një feste lokale me shumë pak sinjale paralajmëruese.
  2. Ujërat e detit nuk u tërhoqën siç ndodh në një Cunami të shkaktuar nga një tërmet. Por edhe nëse do të kishte patur sensorë aq pranë vullkanit nuk do ekzistonte as koha minimale e duhur për të reaguar. Pra nuk ekzistonte as koha minimale e dhënies së një alarmi. Megjithatë autoritetet bënë të ditur se sirenat u fikën dhe kjo u shkaktua nga ky fenomen.

Dallgët vrasëse shkatërruan me qindra ndërtesa në disa destinacione Turistike. Duke marrë me vete dhe makinat bashkë dhe pemët e çrrënjosura. Duke përfshirë këtu dhe plazhin e Tanjung Lesung i cili gjendet në Java-n perëndimore.

Frikë për Cunami të dytë pasi vullkani Anak Krakatao po gurgullon akoma1

Dallgët vrasëse shkatërruan me qindra ndërtesa në disa destinacione Turistike. Duke marrë me vete dhe makinat bashkë dhe pemët e çrrënjosura. Duke përfshirë këtu dhe plazhin e Tanjung Lesung i cili gjendet në Java-n perëndimore.

Çfarë e shkaktoi këtë Cunami?

Nuk është konfirmuar akoma nëse një pjesë e krahut të vullkanit është shembur dhe nëse ka hedhur me masivitet material në det duke shtyrë ujin përpara. Apo nëse shembja e krahut ka shkaktuar një rrëshqitje të përshpejtuar të materialit nën sipërfaqen e detit. Në skenarin e dytë është zhvillimi pasi efekti mbetet i njëjtë. Kolona e trazuar e ujit ka përhapur valët nga rënia me vrull dhe fërkimi i terrenit.

Teoria

Historia e Vullkanit Krakatoa (Krakatau)

Në gusht të vitit 1883 ky vullkan ka bërë një prej shpërthimeve më të mëdha Vullkanike në historinë e monitoruar.

  • -> Cunami që kishin dallgët me 41 metra lartësi vranë mbi 30,000 njerëz.
  • -> Mijëra të tjerë vdiqën nga hiri me temperatura të larta
  • -> Shpërthimi ishte ekuivalent me 200 megatone eksploziv. Rreth 13,000 herë fuqia e bombës bërthamore që u hodh në Hiroshima.
  • -> Shpërthimet dëgjoheshin mijëra kilometra larg.
  • -> Komplet temperatura e planetit tonë ra rreth 1 gradë vitin në vazhdim.
  • -> Ishulli vullkanik pothuajse u zhduk nga ky shpërthim

 

Më të lexuarat