Connect with us

Azia

Indonezi: Në 222 ka arritur numri i të vdekurve, Qindra të plagosur

Published

on

Indonezi Në 222 ka arritur numri i të vdekurve, Qindra të plagosur

Një rrëshqitje nënujore nga vullkani besohet të ketë shkaktuar Cunamin i cili nuk u dha asnjë shenjë paralajmëruese banorëve të zonës

Një shpërthim vullkani në njërin prej ishujve më famëkeq në botën vullkanike besohet t ketë shkaktuar këtë Cunami që vrau të paktën 222 persona në Indonezi gjatë fundjavës së pushimeve.

Dallgët thjesht zbarkuan nëpër plazhe pa asnjë paralajmërim. Duke shkulur shtëpitë dhe Hotelet nga themelet e tyre brlnda sekondave sekonda. Detaje të tmerrshme në det! Më shume së 800 vetë janë të plagosurit dhe dhjetëra të tjerë të zhdukurit pa asnjë gjurmë pas goditjes së Cunamit në ngushticën Sunda ditën e shtinë në orën 9:27. Sipas agjencisë për menaxhimin e fatkeqësive: Numri i të vdekurve mund të rritet pasi në disa zona akoma nuk janë arritur për tu verifikuar.

[rev_slider alias=”Indonezi”][/rev_slider]
 

Shkencëtaret përfshirë këtu dhe ata të agjencisë meteorologjike dhe fizikës thanë të dielën se Cunami mund të ishte shkaktuar nga rrëshqitjet në tokën nënujore. Ose nga rrëshqitjet që ndodhën në tokë nga shpatet e pjerrëta të vullkanit ANAK Krakatau pas shpërthimit të tij.

Emri i atij vullkani përkthehet në “I Biri i Krakatoas”.  Një ishull vullkanik i krijuar gjatë viteve pas një shpërthimi të madh dhe shkatërrues në historinë e monitoruar. Ky shpërthim vullkanik ndodhi në Krakatoa një shekull më parë. Shkencëtaret gjithashtu përmendën dhe baticën e krijuar nga hëna e plotë.

Cunami goditi dhe një koncert duke shkaktuar viktima

Një video dramatike e postuar në rrjetet sociale ku shikohej grupi Seventeen duke performuar nën një çadër në një plazh të mbushur me njerëz. Ky ishte një koncert i organizuar për punonjësit e një kompanie shtetërore të energjetikës. Dhjetëra njerëz ishin të ulur nëpër tavolinat përreth duke shijuar koncertin  deri në momentin që goditi Cunami.

Vetëm disa sekonda më vonë shikohet bateristi që po godiste në ritmin e fillimit të këngës së ardhshme. E gjithë skena u ngrit u godit rënde nga dallga e Cunamit duke i përplasur ata për tokë me forcën e saj . Grupi dhe pajisjet dallga i hodhi mbi audiencë. Ky grup më vonë lajmëroi se Basisti, kitaristi dhe menaxheri u gjetën të vdekur. Ndërsa dy anëtarë të tjerë të grupit dhe gruaja e njërit prej këngëtarëve janë ende të humbur.

Vullkani shkaktoi Cunamin

Vullkani i Anak Krakataos ndodhet në ngushticën Sunda midis ishujve Java dhe Sumatra ku lidhet oqeani indian me Detin Java. Vullkani kishte shpërthyer 24 minuta para goditjes Cunamit sipas Agjencisë Gjeofizike. Zona më e prekur nga kjo fatkeqësi ishte rajoni Pendegland i Provincës Java të Bantenit. I cili përfshin parkun kombëtar Ujung Kulon dhe plazhet e famshme. Këtë komunikoi agjencia e fatkeqësive për publikun.

Presidenti indonezian Joko “Jokowi” shprehu keqardhjen e tij dhe ka urdhëruar menjëherë organet qeveritare të reagonin sa më shpejt të jetë e mundur ndajkësaj katastrofe. Ai tha <<Ngushëllimet e mia më të thella për viktimat në provincat Banten dhe Lumpung. Shpresojmë ata që kanë mbetur pas të kenë durim>>.

Në qytetin Bandar Lampung i cili ndodhet në Sumatra qindra banorë u strehuan në zyrën e Guvernatorit. Ndërsa në zonën turistike të plazhit të famshëm Anyer i cili ndodhet në Java disa të mbijetuar u deklaruan të humbur pas Kaosit të krijuar.

Më të lexuarat