Connect with us

Azia

Indonezi » Në 373 arrin numri i të vdekurve

Published

on

ndonezi Në 373 arrin numri i të vdekurve

Një terren totalisht të shkatërruar përshkruajnë të mbijetuarit

Në njërën anë autoritet po luftojnë për të gjetur të mbijetuar ndërsa nga ana tjetër ekspertët paralajmërojnë se një Cunami i dytë mund të godasë nga momenti në moment. Si rezultat i kësaj situate me mijëra familje kanë braktisur shtëpitë e tyre në brigjet e zonave t goditura.

Në 373 arrin numri i të vdekurve

Bilanci tragjik arriti sot në 373 të vdekur, më shumë se 1,400 të lënduar dhe 128 të humbur. Ekipet e shpëtimit po përdorin makineri të rënda por dhe duart e tyre për gërmuar në baltë dhe nëpër gërmadha. Kjo situatë shtrihet në 100 kilometra në bregun perëndimor të Java-s.

Cunami i së shtunës shembi mbi 700 objekte, duke filluar nga dyqane të vogla deri tek shtëpitë e zonës. Por dallgëve vrasëse nuk u kanë shpëtuar as vilat dhe as Hotelet. Vetëm 24 minuta nga shpërthimi dallgët goditën brigjet. Nuk kishte asnjë paralajmërim për popullsinë që jetonte në atë zonë bregdetare.

Autoritet i druhen një Cunami të ri

Mijëra familje u larguan nga zonat e shkatërruara duke lënë pas pasuritë e tyre në mëshirën e Krakataos. Gjatë evakuimit kishte probleme të mëdha pasi nga nxitimi u krijuar një konfuzion i paparë dhe trafiku ishte i bllokuar falë dhe mbeturinave që la pas Cunami Vrasës i Krakataos.

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e valëve të reja pasi aktiviteti vullkanik sa vjen e po  përkeqësohet.

Cunamet që shkaktohen nga shpërthimet vullkanike duke shkaktuar zhvendosjen masive të ujit janë relativisht të rralla. Megjithatë ekspertët janë të bindur se tragjedia e së shtunës ndodhi për shkak të një rrëshqitjeje nënujore të nj pjese të Vullkanit Krakatao. Ata parashikojnë se ky fenomen mund të përsëritet për arsye se vullkani është destabilizuar.

<<Rreziku i një Cunami të ri mbetet i lartë për sa kohë Vullkani ndodhet në atë fazë aktiviteti, pasi është e mundur të shkaktohen rrëshqitje të reja nënujore>> nënvizoi Richard  Teeuw nga universiteti i Portsmuth.

Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat