Connect with us

Azia

Indonezi: Të paktën 168 të vdekur dhe 745 të plagosur nga Cunami

Published

on

Indonezi Të paktën 168 të vdekur dhe 745 të plagosur nga Cunami

Cunami ka goditur dje të shtunën brigjet e ngushticës së Sundas midis Javas dhe Sumatras

Tragjedi në Indonezi ku një Cunami ka goditur ishujt Java dhe Sumatra mbas shpërthimit të një Vullkani. Autoritet paralajmëruan banorët dhe turistët në zonat bregdetare të rrinë larg brigjeve që ndodhen në periferi të rrymës së Sundës. Bilanci i deritanishëm është mbi 168 të vdekur , rreth 745 të plagosur dhe shumë të tjerë që akoma nuk dihet fati i tyre akoma.

Indonezi Të paktën 168 të vdekur dhe  745 të plagosur nga Cunami inline

Shumë nga viktimat kanë gjetur vdekjen ndërsa ndodheshin në një festival. Kur papritur dallgët përpinë skenën. Cunami erdhi nga një rrëshqitje e thellë nënujore e cila u shkaktua nga aktiviteti vullkanik në Anak Krakatoa. Në vazhdim u përforcua nga një fenomen jo normal i përmbytjes për shkak të hënës së plotë. Deklaroi zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare  të shërbimit të luftimit kundër katastrofave Sotupo Puruo Nugroko.

Sizmologu por dhe profesor në Universitetin e Miçiganit  Ben Van Der Plag deklaroi se Cunami mund të jetë shkaktuar nga një rrëshqitje e pjesshme e Anak Krakatoa.

<<Paqëndrueshmëria e buzëve të një vullkani aktiv mund të shkaktojë rrëshqitje të tokës e cila mund të transportojë sasi të mëdha uji. Dhe në vazhdim të krijojë rryma lokale dallgësh të cilat mund të jenë shumë të fuqishme. Është njësoj sikur të hedhësh një thes me rërë në një vaskë të mbushur me ujë>> deklaroi ai.

Banorët e zonës thanë për mediat lokale se nuk panë dhe as dëgjuan ndenje shenjë që mund ti paralajmëronte mbi tragjedinë e djeshme. Nuk kishte as tërheqje ujërash dhe as një lëkundje sizmike përpara se dallgët të godisnin bregun.

Kjo tragjedi është e fundit nga disa të tilla që kanë ndodhur aty këtë vit

Tërmetet e njëpasnjëshme shkaktuan vdekjen e të paktën 500 viktimave dhe rrafshuan disa sektorë të ishullit turistik Lobok gjatë muajit gusht. Në të njëjtën kohë mbi 2000 persona humbën jetën e tyre nga tërmeti dhe Cunami në ishullin Solawesi në Shtator. Gati 200 persona u vranë gjithashtu kur një aeroplan i “Lion Air” u rrëzua në detin Java gjatë muajit tetor.

Thellë në kujtesën tonë ka mbetur dhe tragjedia që ndodhi më 26 dhjetor të 2004-ës. Kur papritur një Cunami i fuqishëm në Oqeanin Indian që u shkaktua nga një tërmet i fuqishëm. Shkaktoi vdekjen e 226,000 personave në 13 shtete nga të cilët 120,000 ishin nga Indonezia.

Më të lexuarat