Connect with us

Azia

Induisti hëngri aksidentalisht mish viçi dhe kërkon dëmshpërblim

Published

on

Induisti hëngri aksidentalisht mish viçi dhe kërkon dëmshpërblim

Jaswinder Paul kishte blerë një sasi mishi i cili në tabelën e tij shkruante gabimisht se ishte mish dhie. Ai e kishte kuptuar gabimin por ishte tepër vonë. Lopët konsiderohen kafshë të shenjta në Indi dhe detyra e një Induisti është ti mbrojë. Ndalohet akoma dhe kontakti me lopët sipas tyre.

Për tu pastruar prej mëkatit i tij, ai kishte vendosur të udhëtonte në Indi dhe të kërkonte faljen tek një prift i kësaj feje.

«Sipas besimit tim fetar, duhet të kthehem në vendin tim dhe të marr pjesë në ceremoni fetare për 4 me 6 javë vazhdimisht. Të pastrohem nga priftërinjtë në mënyrë që të rikthehem në monopatin e shenjtë të besimit tim. Është një procedurë e gjatë», kishte thënë ai.



Ky proces nuk kërkon vetëm kohë por dhe para. Ai duhet të mbyllë dyqanin e tij për të udhëtuar në Indi. Ai kishte vendosur të kërkonte para nga Biznesi që i kishte shitur mishin për të realizuat udhëtimin e tij.

Zëdhënësi i shtypit pranë supermarketit kishte deklaruar se vërtet ishte bërë një gabim i vogël dhe për këtë arsye ata i kishin dhënë atij një çek prej 200 dollarësh. Ai nuk kishte pranuar duke pretenduar se kishte bërë një gabim të tmerrshëm për fajin e tyre.

«Shoqëria Civile e vendit tim nuk do të më pranojë për shkak të shkeljes së normave fetare», kishte thënë ai. Faktikisht jo vetëm që duket pak si e tepruar por në shtetin e tij kishin folur për të dhe në lajme.. Domethënë qenka bërë temë e madhe.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat