Connect with us

Europa

Injektonte rregullisht spermën e tij për të mjekuar dhimbjen e kurrizit

Published

on

Injektonte rregullisht spermën e tij për të mjekuar dhimbjen e kurrizit

Një 33 vjeçar nga Irlanda, praktikonte një  «formulë alternative mjekimi», duke injektuar spermë në krahun e tij për 18 muaj me radhë.

Personi në fjalë kishte 18 muaj që injektonte spermën e tij në krah, këtë procedurë ai e bënte 1 herë në muaj. Sipas mjekëve të spitalit, kjo ishte diktuar mbas ekzaminimit përkatës. Ai kishte vajtur në spitali dhe ankohej për dhimbje të rënda në kurriz.



Kjo kishte ndodhur pasi ai kishte ngritur një peshë të rëndë. Pikërisht sapo kishin filluar analizat, mjekët kishin diktuar një absces të madh në krahun e tij.

Mbas një sërë pyetjesh në lidhje me medikimin alternativ, ai u kishte treguar se injektonte spermë në krahun e tij.

Për të bërë injeksionin ai përdorte një gjilpërë hipodermike të cilën e kishte blerë në internet. Rrezet x treguan një sasi të konsiderueshme të spermës që ishte mbledhur në krahun e tij.

Sipas mjekëve, gjatë qëndrimit të tij në spital dhimbja ishte reduktuar ndjeshëm. 33 vjeçari nuk kishte pranuar të hiqte lëngun nga krahu i tij. Shkencëtarët që studiuan këtë incident thanë se nuk kishte ndodhur kurrë një incident i tillë në historinë e Mjekësisë.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat