Connect with us

Bota

Interpol » Çfarë fshihet pas mureve të policisë ndërkombëtare

Interpol, sa herë dëgjojmë këtë emër fantazia jonë vete tek agjentët në helikopter të cilët varen në një litar me armë në duar

Published

on

Në thellësi të Interpolit – Çfarë fshihet pas mureve të policisë ndërkombëtare featured

Si funksionon organizata ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar

Interpol, sa herë dëgjojmë këtë emër fantazia jonë vete tek agjentët në helikopter të cilët varen në një litar me armë në duar, duke ndjekur terroristë dhe kriminelë. Në fakt realiteti është ndryshe. Miti i policit ndërkombëtar nuk ekziston, pasi organizata ndërkombëtare e shërbimit kundër krimit siç ka dhe emrin nuk disponon kompetenca ekzekutive. Me pak fjalë Interpoli nuk mund t’ju marrë në pyetje dhe as t’ju arrestojë.

17 baza të dhënash

Sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Jürgen Stock kishte thënë se<< Detyra jonë është të ndihmojmë  shtetet anëtare që të mos kenë vend për tu fshehur kriminelët dhe terroristët>>. Me tej ai thotë <<Çdo vit arrestojmë 10,000 shkelës të ligjit, të cilët kërkohen me urdhër arresti ndërkombëtar, Për tu arrestuar dhe për tu burgosur>>.

Jurgen Stock

Jurgen Stock

Sekretari i përgjithshëm ndihet shumë krenar për bankën e të dhënave që disponon kjo organizatë e cila përmban profilet e më shumë se 50,000 terroristëve me aktivitet ndërkombëtar.

Ai shton më tej <<Kemi totalisht 17 banka të dhënash>> më tej thotë:<<Në këto banka të dhënash ka informacione si emra por dhe karakteristika të të kërkuarve. Karakteristika si gjurmë gishtërinjsh, fotografi ose akoma dhe material gjenetik>>. Pikërisht në informacionin e Interpolit bazohen autoritetet e shteteve anëtare për të përgjuar apo për të identifikuar terroristët gjatë hyrjes apo daljes nga vendet e tyre. Një çështje që përbën gjithmonë një sfidë për organizatën e Interpolit është pikërisht ndërhyrja politike. Kjo taktikë ndiqet kryesisht nga vendet me qeveri autoritare të cilat lëshojnë urdhër arreste për kundërshtarët e tyre.

Disa lajme negative rreth Interpolit

Siç kishte transmetuar Deuche Welle një rast i tillë ishte arrestimi i shkrimtarit Turk Dogan Akhanli!

Kjo pasi Turqia kishte lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar për të. Sekretari i Interpolit Jurgen Stock tha që diçka e tillë s’duhej të kishte ndodhur. Më tej shtoi <<Sipas rregullores tonë ne jemi të detyruar të mos veprojmë në terren sidomos kur kërkesa e urdhër arrestit ka karakter Politik. Pasi në këtë rast Interpoli duhet të jetë i asnjë anshëm>>. Duhej të ishte mbledhur një komision me ekspertë ndërkombëtar dhe të analizonin ligjshmërinë e këtij urdhër arresti.

Emri i Interpolit ka qënë lidhur me shumë lajme negative. Një nga këto raste ishte zhdukja e para pak kohëve e presidentit të saj Meng Hongwei.

Meng Hongwei

Meng Hongwei

Më vonë u bë e ditur se ishte arrestuar në vendin e tij për korrupsion. Jurgen Stok deklaroi se këto procedura duhet të respektohen për të mos patur ndikim në funksionin e Interpolit. Pasi në ç’do rast përgjegjës për punën e përditshme është sekretari i përgjithshëm i saj.

Më të lexuarat