Connect with us

Bota

Irani deklaron i gatshëm për luftë me Izraelin

Published

on

Irani deklaron i gatshëm për luftë me Izraelin

Kreu i flotës ushtarake të Iranit ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm për të luftuar kundër Izraelit dhe tha se «do ti shkatërrojmë ata».

«Pilotët e rinj të flotës ushtarake Iraniane janë të gatshëm të luftojnë me regjimin sionist dhe ta fshinë atë nga faqja e dheut përgjithmonë». Këtë deklaratë ka bërë nënkoloneli «Aziz Nasirzadeh».



Këto deklarata i ka transmetuar agjencia «Young Journalist Club», një faqe interneti që i përket Radiotelevizionit shtetëror Iranian.

Në të njëjtën kohë Kryeministri Izraelit, «Beniamin Netanyahu», deklaroi se forcat ajrore izraelite në Siri kishin si objektiv kryesisht pozicione ushtarake të Iranit. Njëkohësisht paralajmëroi Teheranin se do të ketë pasoja për kërcënimet që lëshon kundër Izraelit.

Po veprojnë kundër Iranit dhe forcave Siriane që bashkëpunonin me Iranin

Beniamin Netanyahu gjatë një fjalimi ka thënë se «po veprojnë kundër Iranit dhe forcave Siriane që bashkëpunonin me Iranin». «Do të godasim këdo që tenton të na dëmtojë. Cilido qoftë ai që na kërcënon neve do të ketë pasoja të rënda», tha ai.



Izraeli nuk anashkalon kaq thjeshtë «veprimet agresive» të Iranit ndaj tij, nënvizoi kryeministri Izraelit duke garantuar që vendi i tij kishte dëmtuar rëndë «forcat Iraniane» që gjenden të pozicionuara në Siri. Sulmi i djeshëm ishte një përgjigje për hedhjen e një rakete kundër Izraelit.

Kryeministri Izraelit  ka komunikuar lajmin gjatë një fjalimi  (ditën e djelë) në ceremoninë e inaugurimit të aeroportit të ri në «Eilat», i cili gjendet në Izraelin jugor.



Gjatë këtij fjalimi ai ka thënë: «flota jonë ushtarake ka arritur të shënojë dëme të mëdha kundër forcave Iraniane që ndodhen në Siri, pas hedhjes së një rakete nga ana e Iranit në territorin Izraelit, nga zona e Damaskut». Mos harrojmë se Rusia kishte garantuar Izraelin se asnjë forcë Iranjane nuk do të gjendej kaq afër territorit Izraelit.


Më të lexuarat