Connect with us

Greqi

Ish përfaqësuesi i Agimit të Artë në zgjedhjet parlamentare në Greqi ekzekuton 63-vjeçarin shqiptar në Korfuz

Published

on

Ish përfaqësuesi i Agimit të Artë në zgjedhjet parlamentare në Greqi ekzekuton 63-vjeçarin

Ish Përfaqësuesi i Agimit të artë në zgjedhjet e kaluara Greke ekzekuton 63 vjeçarin Shqiptar në Korfuz.

Një 44 vjeçar ish përfaqësues i agimit të artë eshtë arrestuar për vrasjen e Petrit Zifles ne Korfuz të Greqise.Petrit Zifle gjeti vdekjen pasi u qëllua të paktën 3 herë me armë gjahu pas një sherri që ka bërë me vrasësin e tij. Burime nga dëshmitë thonë që aty është dëgjuar dhe Emri i Kostandin Kaçifës.

Bëhet fjalë për një person të moshës 44 vjeçare i cili ka lidhje të forta dhe jo vetëm me agimin e artë. Pasi ky person në zgjedhet e kaluara parlamentare ka shërbyer si Perfaqësues i kësaj Partie. Por gjithashtu shumë shpesh ky person shoqëronte  dhe Skuadrat e Agimit të artë në zonë.

Si filloi e gjithë Historia.

Siç theksohet në dëshmitë Okulare , çdo gjë ka filluar me një zënkë në një kafene në Dragotena të Lefkimmi në Korfuz. Autori i vrasjes ka ndërhyrë në një diskutim që po zhvillohej aty nga Klientët e lokalit ku po bisedonin mbi temën e Maqedonisë. Menjëherë 44 vjeçari ka filluar të shajë dhe të ofendojë të gjithë t huajt jo Grekë aty brënda.  Petrit Zifle i cili gjëndej në atë ambjent i është përgjigjur dhe aty ka filluar një sherr.

Klientët që ndodheshin në lokal kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë ata. Kjo ka sjellë si rrezultat autori të largohet menjëherë duke e kërcënuar Ziflen me jetë. Diku më vonë autori i ka bërë pritë viktimës duke e ekzekutuar atë me gjakftohtësi. Në vazhdim e sipër tërhoqi trupin e pa jetë të viktimës duke e braktisur atë në një kanal. Ku ditën tjetër është zbuluar nga një Kalimtar i rastit që banonte në atë zonë.

Gjithashtu siç dihet agimi i artë ka zyra në atë zonë.  Pra nxitësi moral i këtij krimi të shëmtuar është organizata Kriminale e Agimit të Artë. E cila kohët e fundit kultivon Urrejtje dhe Nacjonalizëm kundër Shqiptarëve. Kjo bëhet si kundërveprim hakmarjeje për vrasjen e Kostandin Kaçifës nga Forcat e Reneas në Bularat.

Solidariteti i popujve në Greqi dhe Shqipëri është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund konkurencave  të pa arsyeshme. Pra helmit racist dhe shovinist që fashistët kultivojnë në mbarë Greqinë.

Zbardhja e çështjes u krye në kohë rrekord.

Në një intervistë në mediat lokale Corfutv, Presidenti i Bashkimit të Zyrtarëve Policor të Ishujve Jon, Manthos Giannoulis fillimisht falenderoi Zyrtarët dhe Mbikqyrësit për besimin që ata kanë treguar të gjithë këto ditë në detyrën e vështirë të nën-Drejtorisë.

Deklarata e tij e plotë si më poshtë:

Unë gjithashtu falënderoj shumë shoqërinë civile të Lefkimmit, ku menjëherë nxituan t’u ofrojnë autoriteteve ndihmën e duhur për të zbardhur një krim të vështirë. Unë nuk e fsheh se isha i shqetësuar kur pashë të dhënat e para që kishim duke lëvizur në një  deadlock ku nuk kishim informacjone të sakta. Falë përpjekjes së oficerëve dhe stafit Policor ku për 5 ditë duke punuar 20 Orë në ditë sollëm në dritë pjesët e enigmës.Të gjithë bashkëpunuam së bashku me zell dhe ndjeshmëri të veçantë për të hetuar krimin.

Dua të falënderoj drejtorin e portit dhe zhytësit ku fillimisht kërkonin për armën e krimit siç kishte deklaruar autori në dëshminë e tij. Aty nxorrëm një sasi të jashtëzakonshme të pisllëku dhe algash por asnjë armë. Në vazhdim e kuptuam që autori po gënjente prandaj kaluam në fazën e dytë të marrjes në pyetje.

Armën e krimit e kishte fshehur në zonën e Dragotenit në një zonë të pyllëzuar rreth 3 kilometra distancë nga skena e krimit.

Më në fund dua të sqaroj publikun sepse u dëgjua nga medjat lokale që Autori u vetë dorëzua por nuk ndodhi aspak kështu. Ne e gjetëm. Me të vërtetë, kur këto informacione dalin në ktë formë është e  tmerrshme. Gazetari duhet të Investigojë informacionin përpara se ta Shërbejë atë si lajm në Publik.

Më të lexuarat