Connect with us

Afrika

Ish presidentit të Zimbabvesë i vidhet valixhja me 150,000$

Published

on

Ish presidentit të Zimbabvesë i vidhet valixhja me 150,000$

Sipas një lajmi ish presidentit të Zimbabvesë i vidhet valixhja me 150,000$ në vilën që dispononte në periferi të kryeqytetit.

Ish presidentit të Zimbabvesë i është vjedhur një valixhe, e cila përmbante rreth 150,000 dollarë. Sipas rrjeteve internacionale kjo valixhe është vjedhur nga vila e tij në periferi të kryeqytetit Harare.

Policia ka arrestuar tre të dyshuar në lidhje me këtë çështje dhe tashmë ata janë dërguar para drejtësisë. Ndërmjet tyre gjendet dhe një person i afërt i ish presidentit. Personi në fjalë, i cili mbante dhe çelësat e kësaj shtëpie quhet Konstasia Mugabe.


Ish presidentit të Zimbabvesë i vidhet valixhja me 150,000$ post

Sipas BBC-së tre të dyshuarit duket se i kanë shpenzuar paratë duke blerë shtëpi, makina dhe kafshë bujqësie. Të akuzuarit u lanë të lirë me garanci 2,000 dollarë por iu është ndaluar largimi jashtë vendit.

Ish presidenti Mugabe ishte në pushtet përreth 37 vite dhe u largua nga posti i tij gjatë vitit 2017 pas grushtit të shtetit kundër tij.

Më të lexuarat