Connect with us

Azia

Ish xhihadisti “Yago Riedijk” kërkon të kthehet në Holandë

Published

on

Ish xhihadisti kërkon të kthehet në Holandë me familjen e tij featured

Ish xhihadisti “Yago Riedijk” kërkon të kthehet në Holandë. Xhihadisti nga Holanda, Yago Riedijk, bashkëshorti i një adoleshenteje nga Britania e Madhe (Shamina Begum), të cilës i është hequr nënshtetësia sepse ju bashkangjit Shtetit Islamik, dëshirojnë të kthehen në Holandë bashkë me fëmijën e tyre.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja, Shamina Begum, ishte larguar nga Londra bashkë me dy shoqet e saj për t’ju bashkangjitur Shtetit Islamik. Kjo kishte ndodhur kur ajo ishte vetëm 15 vjeçe por tani ajo deklaroi se kërkon të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar bashkë me foshnjën e saj të sapolindur.


Ish xhihadisti kërkon të kthehet në Holandë me familjen e tij

Muajin e kaluar asaj i ishte hequr nënshtetësia Britanike për arsye sigurie. Shamina Begum ishte gjendur muajin e kaluar në një kamp të burgosurish i cili ndodhet në Siri .Fati i saj thekson labirintin e çështjes së drejtësisë dhe sigurisë në rastet kur qeveritë thërriten të marrin mbrapsht nënshtetasit e tyre.

Këta nënshtetas evropianë, dikur ishin përbetuar që do të shkatërronin perëndimin. Madje ata kërcënonin dhe me sulme terroriste në kryeqytetet Evropiane.

Duke cituar një intervistë të dhënë nga bashkëshorti i saj, BBC-ja kishte raportuar se ky person kishte luftuar për Shtetin Islamik por në vazhdim ishte dorëzuar tek një skuadër luftëtarësh Sirianë.

Ai tashmë gjendet i ndaluar në një qendër burgimi (e cila u përket luftëtarëve Kurdë) në verilindje të Sirisë. BBC-ja raportoi se ai dëshiron të kthehet në Holandë bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e tij të sapolindur.

«Dukej në gjendje të mirë» tha Yago Riedijk, për prezantimin e tij me Shamina Begum. «Ishte zgjedhja e saj!  Ajo kërkoi një bashkëshort për të dhe erdhën dhe më thërritën. Ishte shumë e re. Ajo zgjodhi të martohet dhe unë zgjodha të martohesha me të», deklaroi ai.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report