Connect with us

Bota

Ishulli misterioz i oqeanit paqësor që ka mahnitur NASA-n

Published

on

Ishulli misterioz i oqeanit paqësor që ka mahnitur NASA-n

Shkencëtarët e NASA-s kanë zbuluar një lloj balte ngjitëse në ishullin më të ri të planetit tonë. Ky ishull, i cili quhet Hunga Tonga-Hunga Ha’apai, gjendet në pjesën jugore të oqeanit paqësor.

Shkencëtaret kanë mbetur të çuditur nga një lloj balte që kishin zbuluar në këtë ishull gjatë vizitës së tyre në vitin 2018.



Ata ishin çuditur kur kishin vënë re se në një pjesë të këtij ishulli po fillonin të mbinin dhe disa bimë. Ky ishull ishte formuar gjatë vitit 2014, midis dy ishujve të tjerë, pas aktivitetit të një vullkani i cili gjendet nën sipërfaqen e ujit.

Ky ishull është i pari në botë që është krijuar në këtë mënyrë, përderisa shkencëtarët filluan ta fotografojnë me satelit këtë terren.

Në fillim ata kishin besuar se ky ishull do të kishte vetëm disa muaj jetë dhe pastaj do të zhdukej por një kërkim i NASA-s në vitin 2017 tregoi se ky ishull mund të jetojë deri në 30 vjet.


Më të lexuarat