Connect with us

Afrika

Islamistët e armatosur bëjnë kërdinë në Najrobi

Published

on

Islamistët e armatosur bëjnë kërdinë në Najrobi featured

Sipas agjencisë Reuters 7 persona kanë vdekur gjatë një sulmi që u zhvillua në një hotel në Najrobi nga ekstremistë Somalezë. Najrobi është kryeqyteti i Kenyas dhe këto sulme aty janë shtuar kohët e fundit.

Një fotoreporter i një agjencie Franceze ka dëshmuar se kishte parë kufoma në verandën e një restoranti, pikërisht në këtë kompleks ndërtesash i cili strehon dhe shumë zyra kompanish.

Forcat e sigurisë kishin arritur të largojnë shumë njerëz të cilët gjendeshin të bllokuar nëpër zyrat e kompanive private në zonë.


slamistët e armatosur bëjnë kërdinë në Najrobi post

Sipas shefit të policisë sulmi kishte filluar në bankën I&M duke shpërthyer tre automjete të cilat gjendeshin të parkuara në parking.

Në vazhdim një Kamikazi kishte hedhur veten në erë në ambientet e brendshme të hotelit Dusit D2. Deri në këtë moment gjashtë nga shtatë katet e hotelit janë hetuar dhe evakuuar nga policia.

Sipas një reporteri të “Reuters” në momentin që policia lëshonte këto deklarata brenda hotelit zhvillohej një shkëmbim zjarri i fuqishëm. Nuk ishte e qartë se cila organizatë fshihet pas këtij sulmi.



Në këtë qytet shumë shpesh realizohen grabitje të dhunshme por së fundmi qyteti është vënë në shënjestër dhe nga Islamistët. Këta Islamistë kanë vrarë dhjetëra njerëz në një qendër tregtare gjatë vitit 2013 dhe gati 150 studentë në një universitet gjatë vitit 2015.

Një grua tha: <<Sapo kisha filluar të dëgjoja të shtëna dhe menjëherë pashë njerëzit që filluan të vraponin me duart lart. Pikërisht aty vura re disa persona që po hynin në një bankë për të shpëtuar duke u fshehur aty>>.

Ajo punonte në një bankë aty afër hotelit  dhe i kishte dëgjuar që të dyja shpërthimet. Mbas pak ajo tha <<Po na sulmojnë>> duke mbyllur menjëherë bisedën telefonike që kishte me “Reuters” në ato momente.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Organizata Islamike “Al sabad”, sipas informacionit nga qendra Amerikane e përgjimit të sajteve xhihadiste.


Më të lexuarat