Connect with us

Europa

Itali » Grabitje kinematografike me fadromë

Published

on

Itali » Grabitje kinematografike me fadromë

Grabitësit përdorën automjete gërmimi për të hapur automjetin e transportimit të parave sikur të ishte një kuti konservash.


https://albareport.com/wp-content/uploads/2019/01/Grabitje-kinematografike-me-fadromë.jpg

Grabitje si nëpër filma me fadromë në Itali

Disa grabitës në Itali kanë përdorur një fadromë për të hapur autoblindën e transportit të parave. Këtë taktikë e kanë zhvilluar në mes të autostradës nga ku dhe arritën të largohen rreth 2,3 milion € të vjedhura.



Vetura e blinduar e transportimit të parave kishte filluar rrugëtimin nga Bari duke transportuar pensionet. Të cilat do të transportoheshin në një postë në provincën Matera të Italisë. Kur befasisht dy maune i kanë prerë rrugën asaj në mes të autostradës.

Në vazhdim e sipër dy fadroma këputën në dysh automjetin e blinduar duke e hapur. Në këtë mënyrë të paparë ata arritën të nxjerrin paratë nga autoblinda.

Pastaj ata janë larguar duke djegur maunet në mes të autostradës duke bllokuar rrugën për të evituar ndjekjen nga Policia. Autorët arritën të largohen në drejtim të paditur duke marrë me vete 2,3 milion € që ndodheshin në makinën e blinduar.


Më të lexuarat