Connect with us

Europa

Italia ofron shtëpi me 1€

Published

on


Ndoshta ideja të blesh një shtëpi me vetëm 1€ duket pak jashtë realitetit. Me sa duket Italia po e realizon ëndrrën e çdo personi që dëshiron të këtë shtëpinë që dëshiron vetëm me 1€. Bëhet fjalë për qytetin «Sambuca» i cili ndodhet në Siçeli. Një zonë e cila ka panoramë mesdheun dhe është një vend shumë grafik.



Ndoshta shume e 1€ duket e pabesueshme por në këtë mënyrë autoritetet shpresojnë se do të tërheqin blerësit e duhur. Kjo u intereson dhe vendalinjve pasi ai vend nuk ka banorë. Sambuca është një vend pothuajse i shkretuar, pasi shumica e banorëve janë transferuar në qytetet e mëdha.



Kjo strategji pritet të zhvillohet dhe në qytete të tjera. Qytete që kanë të njëjtin problem, ikjen e popullsisë. Këto taktika pritet që të mbushin përsëri me banorë shumë zona si kjo.

Kushti i vetëm

Blerësi duhet të rinovojë shtëpinë duke disponuar të paktën 15,000€ brenda një harku kohor 3 vjeçar dhe të japë një garanci prej 5,000€, shumë si garanci të cilën do ta marrë përsëri pas mbas mbarimit të restaurimeve.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat