Connect with us

Mbretëria e bashkuar

Jeremy Corbyn: Po fituam në zgjedhje do të kërkojmë të rinegocjohet çështja e Brexit.

Published

on

Lideri i opozitës Britanike Jeremy Corbin ka deklaruar se nëse fiton zgjedhjet do të kërkojë të rinegocjohet çështja e Brexit si dhe kushtet e marrëveshjes.

Lideri i opozitës Britanike Jeremy Corbyn kërkon një marrëveshje të dytë për çështjen e Brexit

Të rinegocjohet mbi termat e Brexit nëse fitojmë zgjedhjet deklaroi Jeremy Corbyn! Ashu si edhe shumica e popullit në Britani dhe opozita e Korbin gjëndet thellësisht e pavëndosur në lidhje me çështjen e Brexit. Akoma dhe disa deputetë bëjnë thirrje për një referendum të ri! Një lëvizje që natyrisht lideri i opozitës nuk ka fuqi ta bëjë.

Jeremy Corbyn: Po fituam në zgjedhje do të kërkojmë të rinegocjohet çështja e Brexit

Lideri i opozitës Britanike Jeremy Corbyn

Me më pak se 100 ditë që kanë mbetur deri në Brexit. Fillojnë dhe shumëfishohen zërat të cilët kërkojnë, ose të vonohet procesi, ose të bëhet një referendum i ri. Që të shmanget një Brexit pa marrëveshje!

I pyetur se si do të vepronte ai nëse do të fitonte zgjedhjet e parakohshme,ai tha:<<Do të na duhet të rikthehemi dhe të negocjomë duke shikuar se cilat janë afatet kohore>> tha 69 vjeçari politikan për gazetën Guardian!

Dhe pyetjes se çfarë qëndrimi do mbante partia e tij nëse do të zhvillohej një referendum i ri në Angli, Zoti Korbin u përgjigj: <<Do ishte në dorën e tij të vëndoste çfarë politike do ndiqte. Por propozimi im në këtë moment është të vazhdonim. Të përpiqeshim të siguronim një bashkim doganor me Bashkimin europjan në të cilën do të ishim ortakë të rregullt tregtie>>.

Më të lexuarat