Connect with us

Greqi

Jeta luksoze e mafies shqiptare në burgun e Korydallos-it në Greqi

Published

on

Jeta luksoze e mafies shqiptare në burgun e Korydallos-it në Greqi

Ministria Greke e Drejtësisë ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm rreth një videoje që ishte xhiruar nga të burgosurit Shqiptarë në burgun e Korydallos-it. Në këtë video shfaqen çunat teksa hidhnin tufat e parave në ajër duke festuar vitin e ri në një qeli me alkool dhe tufa parash. Madje, ata kishin dhe një mace si kafshë shtëpiake në qelinë e tyre.

Gazeta Greke tovima.gr kishte publikuar një video prej 11 minutash. Në këtë video duken qartë të burgosurit teksa festonin natën e vitit të ri në qelinë e tyre luksoze. Çunat Shqiptarë nuk kishin humbur rastin të tregonin dhe gjendjen e tyre ekonomike, e cila mesa duket nuk është prekur aspak nga kriza ekonomike në Greqi.

Në materialin që ishte publikuar nga gazeta Greke dukej qartë jeta luksoze që bënin të rinjtë në burgun Grek. Supozohet se kjo video ishte xhiruar gjatë natës së vitit të ri, vihen re qartë celularët e tyre, një sistem audio dhe një televizor i teknologjisë së fundit. Ata kishin në qelinë e tyre alkool me bollëk dhe hidhnin paratë në ajër si letër higjenike.

Ministria Greke e Drejtësisë: «Askush nuk është mbi ligjin»

Transmetimi i videos Live kishte shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte urdhëruar Prokurorinë (në mënyrë urgjente) të hetonte ngjarjen.

Në një njoftim në lidhje me këtë çështje Ministria Greke e Drejtësisë thotë:

«Qeveria dhe Drejtësia kanë dhënë përgjigjen e tyre në lidhje me disa persona që po përpiqen të stabilizojnë një regjim ilegaliteti. Veprimtaria e organizatave kriminale dhe krijimi i rrjeteve të këtij lloji, me veprimtari të ndërlidhur, është e pa pranueshme dhe trajtohet në mënyrë të kushtëzuar, sipas kushteve që parashikohen nga legjislacioni përkatës.

Neutralizimi i një bande që vepronte në këto burgje kishte treguar se shumë incidente të kohëve të fundit ishin të ndërthurura. Megjithatë, nga ana tjetër u tregua qartë se shteti dhe strukturat e tij mund të jetë efektive, pasi gëzojnë mbështetjen e plotë të politikës.

Një pjesë e kësaj gjendje të krijuar, demonstrohet qartë dhe në një video që ishte transmetuar sot. Në këtë video duken qartë teksa kriminelët kryenin shkelje provokuese. Prokuroria e Gjykatës Supreme tashmë i ka dhënë drejtim kësaj çështje…..».


Më të lexuarat