Connect with us

Bota

Juristi i jep El Chapo-s mundësinë për një gjykim të ri

Published

on

Juristi i jep El Chapo-s mundësinë për një gjykim të ri featy

Jo vetëm nuk veproi siç e kishte këshilluar gjykatësi i çështjes së famshme të El Chapo-s në SHBA, por doli dhe e deklaroi dhe në media. Një Jurist sapo ka hapur një dritare për një gjykim të ri ndaj Baronit të Drogës i cili po priste ti komunikohej zyrtarisht dënimi i tij.

Udhëzimi i Gjykatësit drejt trupit të Jurisë ishte i thjeshtë: Nuk do lexoni mediat dhe nuk do të diskutoni çështjen midis jush.


Juristi i jep El Chapo-s mundësinë për një gjykim të ri

Njëri Jurist, identiteti i të cilit mbahet sekret, ka deklaruar në Vice News se ai dhe pjesëtarët e tjerë të Jurisë lexonin statuset e gazetarëve në Twitter. Shumë nga pjesëtarët e Jurisë kishin gënjyer kur ishin pyetur nga Gjykatësi nëse kishin lexuar artikuj specifikë në lidhje me çështjen.

Juristi i jep El Chapo-s mundësinë për një gjykim të ri, pasi Juristët nuk kishin rrespektuar rregullat

Avokati i El Chapo-s, Eduardo Balareso, i kishte dërguar Gjykatësit Brian Cogan, të Gjykatës Federale të Brooklin-it. Ai kishte lajmëruar se klienti i tij do të bënte një kërkesë për rigjykimin e çështjes. Duke u bazuar në deklaratat e Juristit.

Në rrethana normale kjo kërkesë bëhet brenda 14 ditëve nga data e marrjes së vendimit. Kjo do të thotë që kanë afat deri të martën e ardhshme për të dorëzuar dokumentacionin. Megjithatë, avokati i tij kishte kërkuar ti jepen një afat 30 ditor.

Përfaqësuesi i Prokurorisë refuzoi të bënte komente mbi këtë çështje.

Joakeim El Chapo Guzman, i cili u shpall fajtor nga Gjykata, për trafik narkotikësh, armësh dhe pastrim parash si dhe një sërë akuzash të tjera. Përballet me dënimin me burgim të përjetshëm, pa të drejtë apelimi.



Në kuadër të masave të përforcuara që ishin marrë për këtë gjykim, Juristët transportoheshin dhe shoqëroheshin çdo ditë nga Policë të armatosur. Emrat e të cilëve nuk u publikuan kurrë.

Prokurorët patën thënë se këto masa janë të domosdoshme pasi ishte e njohur se El Chapo ushtronte presion mbi dëshmitarët e akuzës.

El Chapo Guzman kishte arritur të arratisej 2 herë nga burgu i Meksikës. Para arrestimit të tij gjatë muajit janar të vitit 2o16. Ai ishte ekstraduar në SHBA, një vit më vonë.


Më të lexuarat