Connect with us

Lajme

Kabul » Sulm i armatosur me 30 të vdekur

Published

on

Sulm i armatosur me 30 të vdekur

Sulm i armatosur me 30 të vdekur ndërmjet tyre 29 civilë.

Sulmi filloi në orët e para të pasdites pasi një kamikaz hodhi në erë një makinë të mbushur me eksploziv përpara Ministrisë së Punëve publike.

29 civilë dhe një polic ka gjetur vdekjen gjatë një sulmi terrorist të armatosur që ndodhi pranë një godine qeveritare. Në qytetin e Kabul-it, Kryeqyteti i Afganistanit. Sipas komunikimit të zëdhënësit të ministrisë së jashtme Nasrat Rahimi. <<Tre nga autorët u vranë ndërsa 16 civilë dhe një polic u plagosën>> shtoi ai më tej.

Kabul » Sulm i armatosur me 30 të vdekur-1

Zëdhënësi Rahimi nënvizoi se dy ndërtesa janë evakuuar nga forcat e sigurisë. Por ndërtesa e tretë ndodhet në procesin e evakuimit. Sulmi filloi në orët e para të pasdites pasi njëri nga kamikazët hodhi n erë një automjet të mbushur me eksplozivë. Pikërisht jashtë Ministrisë së Punëve Publike të Afganistanit. Në atë orë brenda në objekt gjendeshim qindra nëpunës civilë sipas zëdhënësit të ministrisë së jashtme Nasrat Rahimi.

Terroristët u s’postuan në një ndërtesë qeveritare aty pranë dhe si pasojë filloi një shkëmbim zjarri midis tyre dhe forcave të sigurisë! Deri tani asnjë organizatë nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. <<Më shumë se 260 njerëz u larguan nga forcat e sigurisë por janë të shumtë ata që mbahen peng nga terroristët>> tha zëdhënësi.

Forcat e sigurisë po përpiqen të pastrojnë terrenin dhe të Lirojnë pengjet, tha një përfaqësues i policisë. Duke përcaktuar se për momentin të shtënat kanë ndaluar.

Më të lexuarat