Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Kaluan një jetë të tërë në burg: Të pafajshmit lirohen pas 42 vitesh

Published

on

Kaluan një jetë të tërë në burg Të pafajshmit lirohen pas 42 vitesh

Clifford Williams Jr dhe nipi i tij Hubert Nathan Mayers ishin dënuar në vitin 1972 për një krim që nuk kishin bërë. Ata ishin 34 dhe 18 vjeç. Pas 42 vitesh burg ata u shpallën të pafajshëm. Gjatë asaj periudhe ata kishin vajtur në një party në Jacksonville (Florida). Dy gra ishin qëlluar me armë zjarri dhe njëra kishte vdekur në vend. Ngjarja kishte ndodhur në një apartament aty pranë. Dy burrat ishin arrestuar dhe më pas dënuar me burg të përjetshëm.

Ata ishin lënë të lirë gjatë ditës së enjte pasi ishin tërhequr akuzat që ishin ngritur kundër tyre.

Dy të pafajshmit ishin përqafuar me njëri tjetrin para se të takoheshin me pjesëtarët e tjerë të familjes së tyre, e cila gjendej në gjykatë. Shtatëdhjetë e gjatshtë vjeçari, kishte puthur tokën kur kishte dalë në ambientet e jashtme, i lirë tashmë.

«Ndihem akoma nevrik sepse më duket sikur jam akoma i burgosur», deklaroi ai. «Kur të bashkohem me pjesën tjetër të familjes time do të jem gati të shikoj të kaluarën. Do të më godasë realiteti, por besoj se do të jem mirë».

Asnjë dëshmitar, asnjë fakt kundër tyre

Gruaja që kishte mbijetuar këtij sulmi kishte deklarua se dy të dyshuarit kishin zbrazur armët e tyre nga qoshja e krevatit, ashtu siç ndodhej gruaja që kishte humbur jetën e saj. Megjithatë, hetimi nga ana e Policisë tregoi se të shtënat kishin ardhur nga jashtë dhe nga një armë e vetme.

Edhe pse nuk ekzistonin fakte të bollshme për të dhënë një dënim të tillë, pasi dy të akuzuarit kishin dëshmitarë që vërtetonin vendndodhjen e tyre, ata ishin dënuar për “vrasje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”. Gjyqi i tyre kishte zgjatur vetëm dy ditë.

Gjatë këtyre 42 viteve që gjendeshin të burgosur, ata nuk kishin ndaluar kurrë së deklaruari se ishin të pafajshëm. Madje, ata kishin kërkuar disa herë rresht të rihapej përsëri çështja e tyre, sipas prokurorëve.

Gjërat kishin filluar të ndryshonin në vitin 2017, në një njësi kontrolli për raste të ngjashme. Çështja ishte rihapur përsëri dhe siç u vërtetua: «një person që kishte vdekur në vitin 1994, kishte pranuar vrasjen. Madje ai kishte dëshmuar se nuk ndihej mirë për faktin se ishin dëmtuar persona të pafajshëm për veprën e tij. Aty ishte vërtetuar se drejtësia nuk kishte bërë punën e saj siç duhet, pasi ekzistonin shumë boshllëqe dhe fshehje faktesh në këtë çështje.

«Kam humbur 43 vite nga jeta ime. Vite të cilat nuk mund ti marr mbrapsht», kishte thënë Mayers në raportin e tij për prokurorinë. «Po të shikoj përpara do ti përkushtohem familjes time», kishte thënë ai.


Më të lexuarat