Connect with us

Bota

Kanadaja kërkon 1 milion emigrantë gjatë 3 viteve të ardhshme

Published

on

Kanadaja kërkon 1 milion emigrantë gjatë 3 viteve të ardhshme

Kanadaja po ndjek një politikë të kundërt me atë të SHBA-së, pasi Kanadaja kërkon 1 milion emigrantë gjatë 3 viteve të ardhshme.

Ky numër ka dalë nga planifikimet që u shpallën nga Parlamenti i Kanadasë. Sipas programit qeveritar, Kanadaja ka nevojë të strehojë 315.000 emigrantë gjatë vitit 2019 – 360.000 gjatë 2020-ës dhe 370.000 gjatë vitit 2021.

Ministri i emigracionit, Ahmed Hussen, deklaroi se: <<Falë emigrantëve që kemi pranuar përgjatë gjithë historisë sonë, Kanadaja është zhvilluar në një shtet të gjallë dhe të fuqishëm,të cilin të gjithë ne po e shijojmë sot>>.

Sipas CNN-it, ministri Hussen dhe qeveria po përpiqen të kompensojnë uljen e numrit të lindjeve duke shtuar dhe fuqinë punëtore në vend.


Kanadaja kërkon 1 milion emigrantë gjatë 3 viteve të ardhshme post1
Kanadaja kërkon 1 milion emigrantë gjatë 3 viteve të ardhshme

Kanadaja si një shtet tradicional emigracioni kërkon të mirëpresë emigrantët e rinj me arsim dhe aftësi të pëlqyeshme. Shifra prej 70% e emigrantëve të rinj, të cilët duhet të përzgjidhen në bazë të aftësive profesionale dhe tregut të punës.

Deri në vitin 2021 kjo shifër do të jetë rreth 200,000 profesionistë në vit, të cilët do të zgjidhen nga autoritetet provinciale dhe federale.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat