Connect with us

Azia

Kanadezi dënohet me vdekje në Kinë

Published

on

Kanadezi dënohet me vdekje në Kinë featured

Pekini ka reaguar ashpër, pas deklaratave të kryeministrit kanadez Justin Trindo në lidhje me dënimin me vdekje nga Gjykata kineze të një qytetari Kanadez për trafik droge.


Kanadezi dënohet me vdekje në Kinë

36 vjeçari “Robert Lloyd Schellenberg” u dënua me vdekje gjatë ditës së hënë nga gjykata kineze. Gjykata në fjalë po ri-gjykonte këtë çështje të cilën në gjykatën e mëparshme i kishte caktuar atij 15 vjet burgosje. Këtë radhë ata vendosën dënimin me vdekje pasi mendonin se dënimi i mëparshëm ishte tepër i butë.



Ky dënim vjen pikërisht në një moment që marrëdhëniet midis Kinës dhe Kanadasë. Kjo pasi në fillim të muajit dhjetor Kanadaja arrestoi në Vankuver drejtoreshën e sektorit ekonomik të kompanisë Huawei, pas një kërkese të SHBA-së.

<<Kjo shkakton një shqetësim të madh për ne si qeveri, siç duhet të shkaktojë në të gjithë miqtë dhe aleatët tanë ndërkombëtarë, fakti se Kina ka filluar të aplikojë në mënyrë arbitrare dënimin me vdekje. Pikërisht si në këtë rast>>, kishte thënë kryeministri Kanadez.

Ndërsa Ministria e jashtme kineze tha: <<Ne i bëjmë thirrje palës kanadeze të respektojë sundimin e ligjit dhe sovranitetin e sistemit gjyqësor të Kinës. Gjithashtu i bëjmë thirrje Kanadasë të korrigjojë gabimet e saj dhe të mos lëshojë më deklarata të papërgjegjshme>>.

Përfaqësuesja e ministrisë së jashtme reagoi dhe për akuzat e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Kjo organizatë ka denoncuar Kinën se ajo nëpërmjet dënimit të këtij personi po përpiqet të ushtrojë presion për lirimin e Meg Uangzu.

Për këtë akuzë thanë <<besoj se akuza të tilla janë qartazi akuza keqdashëse dhe irracionale>>.

Kanadaja ka lajmëruar qytetarët e saj atje të jenë tepër të kujdesshëm, pasi ekziston mundësia që  ligji vendor të zbatohet arbitrarisht ndaj tyre.


Më të lexuarat