Connect with us

Bota

Kanibali punonte si doktor me diplomë të falsifikuar

Published

on

Kanibali punonte si doktor me diplomë të falsifikuar featured

Një histori e pabesueshme ka ndodhur në Rusi kur u zbulua se një person punonte si mjek me diplomë të falsifikuar. Por jo vetëm kaq, ky person kishte qenë shtruar në psikiatri, pasi para 20 vitesh kishte vrarë një mik të tijin dhe i kishte pirë gjakun atij.

Sipas publikimit të Daily Mail, ky person ishte vlerësuar nga gjykata si «i çmendur» dhe ishte dërguar në një klinikë psikiatrike nga e cila kishte dalë 10 vite më pas.



Tridhjetë e gjashtë vjeçari Boris Kondrashin, në vitin 1998, kishte shokuar Rusinë pasi kishte ekzekutuar dhe në vazhdim kishte copëtuar kufomën e mikut të tij. Në vazhdim ai i kishte pirë gjakun në një gotë argjendi dhe kishte ngrënë disa pjesë të kufomës.

Gjatë arrestimit të tij ai kishte thënë se gjithçka e kishte bërë me urdhër të djallit dhe çuditërisht pretendonte se ishte një vampir. Madje, dy vite më pas, policia kishte zbuluar një listë në apartamentin e tij. Pjesëtarët e së cilës ishin kandidatët të cilët kishte planifikuar ti vriste.

Prejardhjen e kishte nga një familje e pasur. Babai i tij kishte qenë doktor dhe dëshironte që i biri të trashëgonte profesionin e tij.

Menjëherë sapo kishte dalë nga klinika psikiatrike, ai kishte vendosur të përmbushte ëndrrën e babait të tij, por jo në rrugë të ligjshme.

Kështu që pasi falsifikoi disa diploma ishte punësuar në një spital të Rusisë për dy vite e gjysëm me radhë. Madje, ai kishte një specialitet që trajtonte «personat me varësi».

Përfundimisht doktori vampir u arrestua dhe policia po heton nëse kishte kryer dhe ndonjë krim tjetër përveç falsifikimit të diplomave të mjekësisë.


Më të lexuarat