Connect with us

Europa

Kapen 50 ton kokainë në portin e Anversës

Published

on

Kapen 50 ton kokainë në portin e Anversës

Ministria e Ekonomisë së Belgjikës, deklaroi se gjatë këtij viti janë sekuestruar në portin e Anversës mbi 50 ton kokainë. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të sekuestruar ndonjëherë në historinë e këtij porti. Porti i Anversës është i dyti për nga madhësia në Bashkimin Evropian.

Rritja ka qenë e dukshme dhe përsa i përket dhe lëndëve të tjera si marihuana dhe heroina, nënvizoi ministri Alexander De Croo në një raport për mediat. Sasitë e kapura sivjet në këtë port janë 16.8 ton marihuanë dhe 4.4 ton heroinë.


Kapen 50 ton kokainë në portin e Anversës post

Sasia e 50 tonëve, është një sasi 22% më tepër se kokaina e kapur vitin e kaluar, ku sasia e kapur ishte 41.2 ton. Kjo sasi nëse do të shitej në treg, do kapte vleren e rreth 2.5 milionë eurove.

Porti i Anversës konsiderohet këtu e disa vite si shtegu kryesor i hyrjes së kokainës në territorin Evropian. Kokainë e cila transportohet nga Amerika latine drejt Evropës dhe kështu që çdo vit thyhen rekorde të reja, përsa i përket sasive të sekuestruara.

Brenda 5 viteve të fundit sasitë e sekuestruara janë shumëfishuar

Në një komunikim është theksuar se brenda 5 viteve të fundit sasitë e sekuestruara janë shumëfishuar. Gjatë vitit 2014 sasia e sekuestruar ishte 8.1 tonë.

Shtetet nga ku importohen sasitë e drogës që janë dokumentuar janë:  Kolumbia, Brazili, Ekuadori, Kili, Peruja, Kosta Rika dhe Panamaja. Ngarkesat e kokainës zakonisht transportohen në kontejnerë bashkë me mallrat e importit, si fruta dhe paketime.



Në disa raste të tjera këto sasi droge fshihen në muret e kontejnerëve. Ka patur shumë raste ku kokaina transportohei nga persona të cilët i shmangeshin kontrolleve.

Shërbimi doganor ka shënuar një sukses të tillë falë bashkëpunimit të përsosur me autoritetet, pas rritjes së numrit të punonjësve dhe përmirësimit të teknologjisë.

Kohët e fundit janë bërë përmirësime të vazhdueshme në sektorin e pajisjeve doganore. Ky sektor është pajisur me skaner dhe makineri të ndryshme kontrolli, të cilat sollën këto rezultate pozitive.


Më të lexuarat