Connect with us

Bota

Këngëtari amerikan R.Kelly akuzohet për pedofili

Published

on

Këngëtari amerikan R.Kelly akuzohet për pedofili featured

Një video që qarkulloi kohët e fundit ka shkaktuar shok në skenën e muzikës botërore. Në këtë lajm bëhet fjalë për këngëtarin e famshëm R.Kelly, i cili është filmuar teksa kryente marrëdhënje seksuale me një të mitur, e cila ishte vetëm 14 vjeçe.

Këngëtari dhe producenti i famshëm përballet përsëri me akuzën e “abuzimit seksual” ndaj një të miture. Një lajm i cili është konfirmuar nga një video në të cilën duket qartë dhe vajza 14 vjeçare.


View this post on Instagram

Young Kellz #FBF

A post shared by R Kelly (@rkelly) on


Kjo video ka rënë në duart e avokatit Michael Avenatti i cili po heton disa denoncime të ngjashme kundër këngëtarit në fjalë. Michael Avenatti kishte marrë përsipër dhe përfaqësimin e pornostares Stormi Daniels në gjyqin kundër Donald Trumpit. Avokati i R.Kelly, Steeve Grinberg ka mohuar të gjitha akuzat që ishin bërë kundër klientit të tij.

Ai ka deklaruar se: «asnjë autoritet nuk e kishte mirëpritur, as atë dhe as këngëtarin R.Kelly», ai ka shtuar se: «në epokën e hashtagëve të gjithë nxitohen për të dënuar dikë».

Sipas revistës New Yorker, e cila citonte një burim nga prokuroria, artisti 52 vjeçar rrezikon të arrestohet pasi është bërë dhe një denoncim kundër tij.

Këngëtari amerikan R.Kelly akuzohet për pedofili, ekziston një video me material filmik

Ja vlen të përmendet se kjo video e cila zgjat plot 45 minuta nuk ka asnjë lidhje me një video të mëparshme që ishte paraqitur në gjyqin kundër tij në vitin 2002. Në atë video bëhej fjalë për posedim materiali pornografik me minorenë. Megjithatë, ai ishte shpallur i pafajshëm 6 vite më vonë.

Rrjeti CNN, i cili posedon materialin filmik (sex tape), konfirmoi se në të vihet re një mashkull i zhveshur, i cili zhvillon lojëra seksuale me një vajzë të re. Sipas bisedave në këtë video, vajza deklaron se është vetëm 14 vjeçe.


https://www.youtube.com/watch?v=ja9ZB7wEAzA

Ju rikujtojmë se rrjeti amerikan “Lifetime” ka transmetuar një dokumentar prej 6 orësh, me titull «Surviving R.Kelly», në të cilin shumë femra kanë akuzuar muzikantin e famshëm se mashtronte vajza nën 16 vjeç.

Për ta arritur këtë ai përdorte famën e tij në mënyrë që femrat të plotësonin dëshirat e tij seksuale. Në vazhdim ai abuzonte mbi to fizikisht dhe mentalisht.

Sipas të njëjtit dokumentar, interpretuesi i hiteve të suksesshme si “I Believe I Can Fly” i përdorte femrat si skllave seksi. Pas transmetimit të këtij dokumentari, kompania diskografike RCA ka ndërprerë bashkëpunimin e saj më këtë artist.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat