Connect with us

Bota

Këngëtari R.Kelly rrezikon 70 vite burg

Published

on

Këngëtari R.Kelly rrezikon 70 vite burg featured

Këngëtari R.Kelly rrezikon 70 vite burg, pasi kohët e fundit janë ngritur disa akuza për abuzim seksual kundër këngëtarit dhe producentit RNB. Janë të paktën 4 akuza në të cilat bëhet fjalë për abuzim seksual ndaj disa vajzave të mitura.

Akuzat kundër artistit R.Kelly janë ngritur nga Prokuroria e Çikagos, dy muaj pas transmetimit të një dokumentari prej 6 orësh, i cili ishte transmetuar në rrjetin televiziv Lifetime. Në këtë dokumentar shumë femra akuzonin këngëtarin për abuzim dhe keqtrajtim seksual.


Këngëtari R.Kelly rrezikon 70 vite burg

Ylli i muzikës RNB, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, këtu e disa dekada po përballet me akuza për abuzim seksual ndaj disa femrave, por dhe disa vajzave të mitura.

R.Kelly ishte dorëzuar në Policinë e Çikagos të premten në mbrëmje, pas lëshimit të një urdhër arresti kundër tij. Avokati i tij ka deklaruar në një intervistë të dhënë për “Social Press” se: «klienti i tij ndihej shumë i zhgënjyer», për shkak të këtyre akuzave. Artisti dhe Producenti i famshëm këmbëngul në pafajësinë e tij.

Gjatë një interviste të dhënë për Reuters në janar, Avokati i tij kishte theksuar se ky dokumentar nuk ishte aspak korrekt pasi nuk ekzistojnë fakte që vërtetojnë denoncimet kundër artistit.

Gjatë një konference për shtyp, pas ngritjes së akuzave kundër këngëtarit, Prokurori i shtetit Kuk në Çikago, Kimberly Fox, deklaroi se 3 nga katër viktimat e tij ishin vetëm 17 vjeç gjatë periudhës që kishin ndodhur këto ngjarje.

Nëse dënohet, këngëtari R.Kelly rrezikon 70 vite burg

Prokurorja në fjalë, pas transmetimit të këtij dokumentari  u kishte kërkuar viktimave të dëshmonin pranë autoriteteve.



Avokati Michael Avenatti, i njohur tashmë pas përfaqësimit të pornostares Stormi Daniels në gjyqin kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se përfaqëson 6 persona. Ai theksoi se ndër ta ishin dy viktima të këngëtarit dhe dy informatorë nga rrethi shoqëror i tij.

Sipas tij në video dëgjohen shpesh herë dhe këngëtari dhe vajza e mitur që tregon moshën e saj (14 vjeçe). Ai tha se e ka dorëzuar këtë video në prokurori.


Disa dekada që këngëtari R.Kelly akuzohej për çështje të këtij lloji

Këngëtari R.Kelly është ballafaquar disa herë në gjykatë dhe ka hedhur poshtë shumë akuza të tilla, në lidhje me abuzimin seksual dhe fizik të femrave të mitura gjatë viteve të fundit.

Në vitin 1994 ai ishte martuar me një këngëtare e cila ishte vetëm 15 vjeçe. Martesa sekrete ishte organizuar në Çikago kur ai ishte vetëm 27 vjeç. Sipas mediave amerikane, këngëtarja kishte gënjyer mbi moshën e saj. Kjo martesë ishte anuluar pak më vonë për shkak të ndërhyrjes së prindërve të këngëtares.

Gjatë vitit 2002, R.Kelly ishte akuzuar për Pornografi me minorenë. Kjo kishte ndodhur pas daljes në publik të një videoje ku ai shfaqej duke zhvilluar lojëra seksuale me një vajzë e cila ishte 13-14 vjeçe.

U desh të kalonin plot 6 vite për tu gjykuar kjo çështje. Edhe këngëtari edhe vajza në fjalë mohonin pjesëmarrjen e tyre në këtë video, të cilën e konsideronin si të sajuar. Si përfundim R.Kelly ishte shpallur i pafajshëm nga Juristët.

Shumë femra kanë bërë denoncim kundër artistit R.Kelly, midis tyre dhe shumë femra që pretendojnë se kishin patur marrëdhënje seksuale me të kur ishin të mitura. Njëra nga këto vajza ka deklaruar se ai e kishte infektuar kastile me një sëmundje ngjitëse e cila transmetohet me anë të seksit.



Megjithatë, dokumentari «Surviving R. Kelly» kishte shkaktuar indinjatë në faqet e rrjeteve sociale pas shfaqjes së tij gjatë muajit janar. Artisti kishte dhe pasoja, pasi Labell-i RCA prishi  kontratën e bashkëpunimit me artistin R.Kelly.

Këngëtarja Lady Gaga në vitin 2013 kishte realizuar duetin me titull «Do What U Want (Whith My Body)» me R.Kelly-n, kishte kërkuar falje nga publiku. Madje ajo kishte tërhequr dhe shërbimet streaming dhe ishte zotuar se nuk do të bashkëpunonte më me këtë  artist.

«Jemi krenarë që Lifetime arriti të krijojë një platformë ku do të dëgjohen viktimat e kësaj çështje», theksoi rrjeti televiziv dje në një deklaratë.


Më të lexuarat