Connect with us

Azia

Kina ka ngritur akuza të rënda për korrupsion, kundër Ish Presidentit të Interpolit, Meng Hongwei

Published

on

KKina ka ngritur akuza të rënda për korrupsion, kundër Ish Presidentit të Interpolit

Pas një hetimi të kryer kundër tij, autoritetet Kineze kishin konstatuar se ishte i dyshimtë për shkeljen e rregullave të disiplinës. Ku njoftim ishte dhënë nga Komiteti i Antikorrupsionit i Partisë Komuniste Kineze në pushtet. Kina ka ngritur akuza të rënda për korrupsion kundër ish presidentit të Interpolit dhe pritet që ai të dalë përpara gjykatës Kineze.

 «Meng Hongwei ishte përjashtuar dhe nga radhët e partisë», kishte bërë të ditur me anë të një deklarate, Komisioni i Kontrollit Disiplinor i Partisë Komuniste në pushtet. Ky organ ka për detyrë të luftojë korrupsionin në radhët e punonjësve shtetërorë.

Vitin e kaluar, Interpoli, me seli në Francë, kishte bërë të ditur se «Meng Hongwei kishte dhënë dorëheqjen nga presidenca e Interpolit». Autoritetet Franceze kishin njoftuar se gruaja e tij kishte thënë  se ai kishte injoruar fatin e tij pas një udhëtimi në vendlindjen e tij.

Meng Hongwei ishte President i Interpolit që nga nëntori i vitit 2016.

Para disa ditësh, bashkëshortja e Meng Hongwei kishte denoncuar një «tentativë rrëmbimi», siç ishte bërë e ditur nga Prokuroria e Lionit, aty ku ka dhe zyrat qendrore. Ajo kishte deklaruar se ishte kërcënuar me jetë disa herë.

Sipas deklaratës së saj, në fillimet e muajit tetor kishin vajtur në shtëpinë e saj dy biznesmenë kinezë dhe i kishin kërkuar ti shoqëronte në Çeki me avionin e tyre privat. Ajo kishte refuzuar por dy ditë më vonë ata ishin kthyer duke i propozuar të bënte «turne në qytetet e Evropiane».

«Pas kësaj tentative rrëmbimi, njoftova direkt Policinë e cila më mori nën mbrojtje bashkë me binjakët e mi 7 vjeçar», kishte deklaruar ajo. Kjo intervistë ishte dhënë për Radio France dhe gazetën Liberation.


Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat