Connect with us

Azia

Kina pagëzoi 5 vende në sipërfaqen e errët të hënës

Published

on

Kina pagëzoi 5 vende në sipërfaqen e errët të hënës featured

Kina ka caktuar emra Kinezë për 5 vende të ndryshme të cilat ndodhen në sipërfaqen e errët të hënës. Këto emra janë vendosur me një vendim të “Shoqatës Ndërkombëtare të Astronomisë” (DEA).

Ky vendim ka ardhur pas misionit historik të kinës, e cila realizoi uljen e parë në sipërfaqen e errët të këtij planeti. Ky mision ishte realizuar nga “Chang’e 4” në fillim të këtij viti.



Shoqata Ndërkombëtare e Astronomisë ka aprovuar emërimin “Tianhe” për pikën ku ishte ulur skafi “Chang’e 4” me datë 3 janar. Ky emër i referohet emrit të lashtë të galaktikës tonë, i cili sipas traditës Kineze ishte një lum midis dy zonave.

Tre kratere të vogla rreth zonës ku ishte ulur skafi Kinez, morën emrat Zhinu, Hegu dhe Tianjin. Emrat e lartpërmendur janë emra të disa karaktereve mitologjike të historisë popullore të Kinës. Ndërkohë, ekzistonin dhe emra të disa konstelacioneve të lashta nga epoka e dinastisë së Han-it.

Emri i pestë , Mons Tay, ju dha zonës më të lartë të kraterit të madh, Fon Karman, brenda të së cilit u realizua dhe ulja në sipërfaqen e hënës. Kjo zonë gjendet rreth 46 kilometra në veriperëndim të vendit ku ishte ulur  skafi Chang’e 4. Në kinë ekziston dhe një vend me të njëjtin emër (Mali Tay),  i cili ndodhet në provincën Sandonk.


Më të lexuarat