Connect with us

Azia

Kinë: Heroi shpëton foshnjën që po binte nga kati i tretë

Published

on

Heroi shpëton foshnjën që po binte nga kati i tretë

Në këtë video dramatike duket një grua në një dritare të katit të tretë e cila mban në foshnjën e saj në duar, ndërsa vihet re qartë tymi që po del nga apartamenti i saj. Ngjarja ka ndodhur në Kinë.



Në momentin që i rrëshqet fëmija nga duart, një person i cili ishte ngjitur në parvaz e kap atë, pa llogaritur në asnjë moment se mund të humbiste ekuilibrin dhe të binte poshtë dhe ai vetë. Ai arrin ta kapë foshnjën dhe madje me njërën dorë, duke i shpëtuar jetën bebes.

Heroi i ditës quhet «Li Gang» dhe ndodhej aty pranë bashkë me kolegët e tij. Ai po furnizonte me qumësht një super market kur papritur i ishte kërkuar ndihma e tij.

Ai menjëherë ishte ngjitur në parvaz pa humbur kohë. Me vetë sakrificë dhe reflekse të këtij lloji, ai është konsideruar si «Heroi i ditës» në Kinë.


Më të lexuarat