Connect with us

Azia

Kinë » Presidenti Kinez deklaroi se Tajvani duhet dhe do të bashkohet me Kinën

Published

on

Kinë-»-Presidenti-Kinez-deklaroi-se-Tajvani-duhet-dhe-do-të-bashkohet-me-Kinën-featured

Pekini rezervon të drejtat e tij për të ndërmarrë të gjitha masat e duhura

Presidenti Kinez Xi Jinping e ka konsideruar të pashmangshëm bashkimin e Tajvanit me Kinën. Ai më tej tha se Pekini ka të drejtë të përdorë dhe dhunën ushtarake kundër ç’do tentative për mos vartësinë e këtij ishulli.

Kinë-»-Presidenti-Kinez-deklaroi-se-Tajvani-duhet-dhe-do-të-bashkohet-me-Kinën

Kina nuk do të heqë dorë kurrë nga përdorimi i forcave ushtarake për tu ndeshur me forcat që mbështesin shkëputjen e Tajvanit, komunikoi presidenti Jinping. Duke premtuar se Kina do të vazhdojë përpjekjet e saj që kjo të arrihet në një mënyrë paqësore. Por gjithmonë duke paralajmëruar paralelisht se shpallja zyrtare e pavarësisë nga ana e Tajvanit do ta çonte atë në një katastrofë.

Pekini <<rezervon të drejtat për të marrë të gjitha masat e duhura>>. Në mënyrë që të përballet me forcat e jashtme dhe ato separatiste në Tajvan tha presidenti Kinez gjatë një fjalimi zyrtar në Pekin. Kina duhet të bashkohet dhe do të bashkohet rikonfirmoi Presidenti Jinping duke konfirmuar politikën e Kinës mbi çështjen e pavarësisë së  Tajvanit.

Afat kohor për gjetjen e një formule paqësore

Të gjithë duhet ta kuptojnë se pavarësia e Tajvanit do të sillte vetëm katastrofë në Tajvan, nënvizoi presidenti Kinez. Ai më tej tha <<Jemi në gjendje të lejojmë një afat të gjerë për një bashkim paqësor por nuk d të lejojmë asnjë hapësirë për aktivitete ndarëse të asnjë natyre>>, tha ai.

Tajvani dhe Kina kanë dy qeveri të ndryshme që nga viti 1949, kur mbaroi lufta civile në Kinë në të cilën dominuan Komunistët. Ishin pikërisht nacionalistët e mundur ata që pushtuan Ishullin dhe u strehuan në të. Që nga ajo kohë Kina e konsideron Tajvanin si një provincë të saj dhe kërkon bashkimin e tij me Kinën kontinentale.

Edhe pse gjatë dyzet viteve të fundit marrëdhëniet midis dy palëve janë përmirësuar. Pekini nuk ka ndaluar asnjëherë kërcënimet për një ndërhyrje ushtarake. Kjo një taktikë për të mbrojtur Sovranitetin Kombëtar Kinez në rast se Tajvani shpall zyrtarisht pavarësinë e tij me ndonjë ndërhyrje të jashtme.

Megjithëse dy vendet kanë arritur marrëdhënie të ngushta Ekonomike, Politike por dhe ato ndër personale. Tajvani reklamon Demokracinë e tij dhe nuk jep asnjë shenjë për t’ju bindur një qeverisje nga Pekini të cilës i kritikon dhe autoritarizmin.  

Më të lexuarat