Connect with us

Azia

Kinezi «Kazanova» kishte lidhje me 19 femra dhe i mashtronte

Published

on

Kinezi «Kazanova» kishte lidhje me 19 femra dhe i mashtronte

Kinezi “Kazanova”, i cili kishte fëmijë me 4 nga këto gra ndërsa dy të tjera ishin shtatzëna, dilte nëpër takime me femra të ndryshme duke u shtirur si i pasur.

Në profilin e tij në rrjetet sociale ai publikonte shumë shpesh foto me marka veshjesh që nuk ishin origjinale. Kur dilte në ndonjë takim me këto femra ai shfaqej me rroba dhe aksesorë të shtrenjtë.

Personi në fjalë quhet Tan dhe kishte shpikur këtë mashtrim gjatë periudhës që kishte humbur punën e tij. Më parë ai punonte si shitës alkooli.

Autoritet Kineze e kishin kuptuar mashtrimin vetëm kur njëra prej grave të tij e kishte denoncuar në polici. Femra në fjalë, e cila kishte dhe një fëmijë me këtë person, tha se ai i kishte premtuar jetë luksi dhe dhurata të shtrenjta. Megjithatë, sapo ajo kishte lindur fëmijën e tij, ai ishte zhdukur nga faqja e dheut.

Megjithatë, Gruaja që e denoncoi  i kishte dhënë hua atij një shumë të madhe të hollash dhe i kishte blerë dhe një automjet.


Më të lexuarat