është e vërteta mbi gjendjen shëndetësore të Edi Ramës

Thashethemet dhe hamendjet rreth shëndetit të kryeministrit  Edi Rama janë ndezur gjatë ditëve të fundit. Disa nga këto trillime thonë se Edi Rama ka pësuar një episod ishemik dhe se ai gjendet i shtruar në një spital të Berlinit.

Një foto ishte ajo që i kishte hedhur benzinë zjarrit. Aty dukej qartë kryeministri i shtrirë me një serum në krahun e tij. Kjo foto nuk është aspak e kohëve të fundit, është një foto e vjetër  e cila ishte përdorur dhe në të kaluarën për ta implikuar atë si viktimë të substancave narkotike.

Ky skenar që kishte qarkulluar është përgënjeshtruar menjëherë nga burimet qeveritare por dhe nga ai personalisht. Ky skenar shfaqte kryeministrin Rama sikur kishte pësuar një episod ishemik para tre ditësh. Madje, thashethemet e opozitës citonin se gjoja për shkak të ndërlikimeve ai kishte vajtur në Berlin për tu mjekuar. Ky lajm është një gënjeshtër e cila nuk bazohet në asnjë realitet.

Kjo është e vërteta mbi gjendjen shëndetësore të Edi Ramës post image.

Kjo fotografi që ishte përdorur ishte shkrepur gjatë vitit 2015. Në të vërtetë ai nuk ka qenë i shtruar në spital por po dhuronte gjak gjatë një fushate të organizuar nga ushtria shqiptare.


Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu