Connect with us

Bota

Kompania automobilistike «Tesla» shkurton 7% të personelit

Published

on

Kompania automobilistike «Tesla» shkurton 7% të personelit featured 1

Kompania e prodhimit të auto veturave elektrike «Tesla» ka komunikuar një reduktim të fuqisë së personelit të saj. Ky vendim ishte ndërmarrë pas përpjekjes së saj për uljen e kostos së prodhimit, në momentin që ajo ka planifikuar të shtojë prodhimin e versioneve më të lira në treg. 

Një nga këto versjone quhet quhet «Model 3». Lajmi i reduktimit të personelit të saj nuk u mirëprit aspak nga «Tregu i aksioneve», pasi solli rënjen e tyre rreth  7 %.



Kompania në fjalë po përpiqet të arrijë një fitim afatgjatë duke përmbajtur koston e prodhimit, deklaroi se pritet që fitimet e tremujorit të fundit të jenë më të ulëta se ato të tremujorit të mëparshëm.

«Kompania Tesla» komunikoi se do të reduktonte numrin e punonjësve të saj rreth 7% dhe do të mbante vetëm punonjësit sezonalë dhe partnerët e jashtëm të sak.


Kompania automobilistike «Tesla» shkurton 7% të personelit të saj stock price

Bëhet fjalë për shkurtimin e dytë gjatë shtatë muajve të fundit. Drejtori i përgjithshëm «Elon Mask», në një letër të dërguar punonjësve të kësaj kompanie, ka thënë se viti 2018 ishte viti më i vështirë në «Historinë e kompanisë Tesla».

Më tej ka shtuar se numri i punonjësve ishte rritur rreth 30% vitin e kaluar, shifër e cila tejkalonte kapacitetin që kompania kishte mundësi të përballonte.


Më të lexuarat