Connect with us

Featured

Kryeministri Grek Cipras vizitë zyrtare në Beograd

Published

on

Kryeministri Grek Cipras vizitë në Beograd-1 Featured

Aleksis Cipras: Greqia dhe Serbia pararojë e zhvillimeve pozitive në Ballkan.


Kryeministri grek Aleksis Cipras deklaroi nga Beogradi se <<marrëveshja e “Prespës” do të ndihmojë Greqinë dhe Serbinë që ti afrohen më afër njëra tjetrës për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre ekonomik>>.

Këtë e komunikoi gjatë deklaratës së tij në konferencën e përbashkët për shtypin bashkë me Presidentin Serb Aleksandër Vuçiç. Pikërisht mbas përfundimit të takimit në kuadër të këshillit të dytë të bashkëpunimit Serbo-Grek dhe takimit të këshillit të zgjeruar.


[rev_slider alias=”Beograd”][/rev_slider]

<<Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë është një vend midis Greqisë dhe Serbisë i cili nuk do të ishte aspak e tepruar nëse do të thuhej se tërë këto vite ka shërbyer si një hije midis nesh. Tashmë nuk do të kemi më një mur që na ndan por vetëm një urë lidhëse>> citoi kryeministri Grek Aleksis Cipras.

Gjithashtu ai nuk humbi rastin ti referohet perspektivave të reja që po krijohen në fushën e bashkëpunimit Ekonomik. Si ato nëpërmjet investimeve që kryhen nga sipërmarrësit Grekë në Serbi Por dhe ato midis Greqisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Kryesisht përmes projekteve të përbashkëta që do të përforcojnë ndërlidhjen midis tyre. Duke krijuar në këtë mënyrë mundësinë që qytetarët dhe produktet të arrijnë më shpejt në Selanik, Beograd apo Shkup!

Greqia faktor stabiliteti në rajon

Kryeministri Grek nënvizoi se Greqia e ka provuar se është një vend që luan rol stabilizues në rajon. Dhe këtë po e demonstron dhe përmes marrëveshjes së Prespës pas më shume se 30 vjet konflikti.

Kryeministri Grek shtoi se qëllimi i tij është arritja e marrëveshjes së parë ndërkombëtare mes tre vendeve. Dhe dëshiron që kjo të arrihet nga Maqedonia pikërisht me emrin e saj të ri.

Në mënyrë që pas kësaj të përshpejtohen lëvizjet në aksin hekurudhor që lidh Athinën, Selanikun , Shkupin, Beogradin dhe që aty dhe Budapestin.

Një strategji që do të sjellë akoma më afër në kohë Greqinë dhe Serbinë duke u siguruar atyre përfitime të favorshme në fushën e tregtisë , të turizmit dhe të kulturës.

Por, gjithashtu dhe në lidhjet me rajonin dhe stabilitetin ballkanik. <<Që të jenë Greqia dhe Serbia garantuesit për zhvillime pozitive në Ballkanin Perëndimor>>.

Greqia dhe Serbia dy popuj miq me vizjon të përbashkët

Kryeministri Grek gjithashtu falenderoi Presidentin Serb për mikpritjen e tij të cilën e konsideroi “të shkëlqyer”.

Ai më tej i është referuar ndjenjave të miqësisë dhe mbështetjes së ndërsjellë midis Grekëve dhe popullit serb gjatë periudhave të vështira. Ku menjëherë nënvizoi Bombardimet në Serbi dhe Krizën ekonomike në Greqi.

Ai më tej tha <<Nuk mbështetemi vetëm tek ndjenjat e popujve tanë por kemi dhe një vizion të përbashkët bashkëpunimi dhe stabiliteti duke lënë pas logjikën e inercisë.

Duhet të zgjedhim probleme në mënyrë që vendet tona të jenë fuqi garantuese mbi zhvillimet pozitive në Ballkanin perëndimor dhe më gjerë>>!

Kryeministri Grek më tej ka nënvizuar marrëdhëniet e forta diplomatike midis Greqisë dhe Serbisë. Marrëdhënie të cilat janë bazuar në lidhjet e ngushta historike dhe kulturore midis dy popujve. Lidhje të cilat, kohëve të fundit sa vjen e po përforcohen.

Ai më tej theksoi se ishte hera e tretë që vizitoi Beogradin nën cilësinë e Kryeministrit. Duke vënë në dukje hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë për të përforcuar bashkëpunimin dypalësh.

Roli i bizneseve Greke në ekonominë e Serbisë

<<Po japim një vizion të ri mbi rajonin tonë i cili bazohet në bashkëpunimin. Perspektivën dhe prosperitetin e popujve tanë dhe kjo është tepër e rëndësishme>>, nënvizoi kryeministri Grek.

Për sa i përket marrëdhënieve ekonomike Aleksis Cipras theksoi se Greqia mbetet fuqia e tretë në mesin e investitorëve të huaj.

Ai ka vënë qartë në dukje se gjatë takimit janë shqyrtuar mënyrat dhe perspektivat e pozicionit të bizneseve Greke në Ekonominë Serbe.

Ai tha gjithashtu se po analizohet se si do të ishte e mundur të përdoreshin fondet evropiane për financimin e projekteve të ndryshme duke veçuar fushat e energjetikës dhe atë të komunikacionit.

Gjithashtu u ra dakord që këshilli i lartë i bashkëpunimit të ardhshëm të mbahet në Greqi! Kjo ndoshta gjatë pranverës së ardhshme për të nënshkruar dhe marrëveshjen e një bashkëpunimi strategjik.

Aleksis Cipras dënoi veprimet e fundit që janë ndërmarrë nga Republika e Kosovës ku shprehu se ekziston nevoja për vazhdimin e dialogut

Mbas kësaj Cipras dhe Vuçiç gjatë një takimi privat që kishin diskutuan mbi çështjen e rritjes prej 100% të taksave na ana e Republikës së Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Në këtë takim nuk u anashkalua as çështja e themelimit të ushtrisë së Republikës së Kosovës. Pikërisht dy çështjet që kanë shkaktuar tension në marrëdhëniet Beograd Prishtinë.

Kryeministri Grek theksoi se këto janë “zhvillime të pakëndshme” dhe i dënoi ato si akte të papranueshme. Rritjen vertikale të taksave nga ana e Prishtinës por edhe përpjekjet për krijimin e ushtrisë. Ai nënvizoi se <<këto iniciativa jo vetëm që nuk kontribuojnë në perspektivën e stabilitetit por në të kundërt kontribuojnë në destabilizim>>.

Paralelisht ai vuri në dukje se Serbia dhe Qeveria e saj po bëjnë përpjekje të vështira nga të cilat nuk duhet të dezorientohen! Duke nënvizuar se duhet të insistojnë në gjetjen e një zgjidhje.

Sepse ky monopat i vështirë është pikërisht rruga e perspektivës së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Serbisë. Perspektivë e cila ka shumë për të dhënë si popullit serb ashtu dhe Rajonit.

Gjithmonë duke theksuar mbështetjen e fortë Paralelisht ai vuri në dukje se Serbia dhe Qeveria e saj po bëjnë përpjekje të vështira nga të cilat nuk duhet të dezorientohen! Duke nënvizuar se duhet të insistojnë në gjetjen e një zgjidhje.

Sepse ky monopat i vështirë është pikërisht rruga e perspektivës së stabilitetit dhe perspektivës evropiane të Serbisë. Perspektivë e cila ka shumë për të dhënë si popullit serb ashtu dhe Rajonit. Gjithmonë duke theksuar mbështetjen e fortë

Perspektivë bashkëpunimi në projekte të interesit të përbashkët

Me rastin e kuartetit të gjashtë të bashkëpunimit të Bullgari- Greqi-Serbi-Rumani, që do të zhvillohet në kryeqytetin e Serbisë, i cili do të shoqërohet me pjesëmarrjen e kryeministrave të Bullgarisë dhe Rumanisë .

Sipas zotit Cipras ky bashkëpunim thelbësor bazohet <<Në një seri projektesh me interes të veçantë ekonomik. Projekte ndërlidhëse në fushën e energjisë dhe tregtisë të cilat mund të prodhojnë një hapësirë të re ekonomike por dhe gjeopolitike në Ballkan.

Për sa i përket perspektivës së  bashkëpunimit në sektorin energjetik, tema të cilat u diskutuan dhe në takimin privat mes zotit Cipras dhe zotit Vuçiç, kryeministri Grek theksoi se:<<Greqia e ka synim strategjik të bëhet një qendër ndërkombëtare e energjisë>> duke u referuar në disa projekte në këtë fushë.

Dhe tha se <<të gjitha këto japin një shans serioz zhvillimit ekonomik dhe stabilitetit në rajonin tonë>>.

Sporti dhe kultura urë lidhëse midis dy popujve

Në takim u diskutuan mundësitë dhe e ardhmja e bashkëpunimit në fushën e Burimeve e energjisë së ripërtëritshme, politikës digjitale dhe teknologjive të reja. Siç theksoi zoti Cipras <<Kjo është e ardhmja>>. Gjatë takimit nuk është anashkaluar as  bashkëpunimi në sektorin e sportit.

Zoti Cipras citoi se <<Sporti dhe kultura janë ura lidhëse mes popujve>> ku ju referuar dhe traditës së gjatë të Greqisë dhe Serbisë në fushën e sportit. Ku tha <<nëse mund të krijonim një ekip të përzierë basketbolli ndoshta mund të bëhej konkurruese dhe në NBA>>.

Më tej ai ju referua dhe mundësisë që kanë Greqia-Serbia-Bullgaria-Rumania për të pretenduar një organizim masiv sportiv. Bëhet fjalë për kampionatin Botëror të 2030-tës  apo dhe atë botëror të 2028-tës. Çështje të cilat do të diskutoheshin më gjerësisht me pjesëmarrjen e ministrave të katër vendeve.

Më tej ai tha <<Mendoni ç simbolizëm! Një rajon i njohur për konfrontime, konflikte dhe luftëra i cili do të bëhej i njohur përmes bashkëpunimit të katër vendeve duke realizuar ngjarje të mëdha sportive si këto>>tha zoti Cipras.


Më të lexuarat