Connect with us

Azia

Kryeqyteti i Izraelit sulmohet me raketa nga rripi i Gazës

Published

on

Kryeqyteti i Izraelit sulmohet me raketa nga rripi i Gazës featured

Kryeqyteti i Izraelit sulmohet me raketa nga rripi i Gazës. Lajmi ishte konfirmuar nga ushtria Izraelite ndërsa dëshmitarët që ndodheshin aty bënin fjalë për një sërë shpërthimesh të njëpasnjëshme.

Tani për tani nuk kemi informacion për bilancin në terren, nëse ka apo jo viktima. Imazhet e transmetuara nga Radiotelevizioni Izraelit tregonin dy interceptues raketash në hapësirën ajrore të Tel Avivit. Sipas informacioneve nga mediat sistemi antiajror kishte funksjonuar me sukses.

Gazetarët e agjencisë Reuters kanë folur për shpërthime të fuqishme. Nuk është akoma e qartë nëse këto shpërthime janë shkaktuar nga raketat e terroristëve apo nga sistemi antiajror i Izraelit, i cili shpërtheu këto raketa. Ju rikujtojmë se pak kohë më parë Izraeli kishte marrë nga Amerika sistemin antiajror më të fuqishëm në botë.



Ushtria Izraelite ka komunikuar se: «janë hedhur dy raketa nga Rripi i Gazës, në drejtim të Tel Avivit (kryeqyteti i Izraelit). Ushtria Izraelite deklaroi se informacione më të hollësishme do të jepeshin në vazhdim, pas inspektimit në terren. Ky sulm nuk është marrë akoma përsipër nga asnjë organizatë por besohet se pas tij qëndron organizatga Hamas. Disa media kanë cituar se Izraeli po përgatitet për të dhënë një kundërpërgjigje të fuqishme.


Më të lexuarat