Connect with us

Shtetet e Bashkuara

Lepurushi i Playboy-t akuzohet për vrasjen e psikologut të saj

Published

on

Lepurushi i Playboy-t akuzohet për vrasjen e psikologut të saj

Një «ish lepurush» i Playboy është arrestuar nga autoritetet Amerikane nën akuzën e vrasjes së egër të Psikologut 71 vjeçar nga Kalifornia.

Sipas një publikimi të Sky News, njëzet e pesë vjeçarja, Kelsey Turner ishte arrestuar nga FBI-ja gjatë këtij muaji. Kufoma e Psikologut 71 vjeçar ishte zbuluar  në një port bagazh në një zonë shkretëtire në afërsi të lumit Mead.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Psikologu kishte vdekur si pasojë e goditjeve me sende të forta në kokë. Autoritetet lokale flasin për «larje hesapesh».

Natyra e lidhjes së modelit me viktimën nuk është qartësuar ende. Pronari i shtëpisë ku banonte modelja tha se: «viktima paguante një qira prej 3,200 dollarësh në muaj për një shtëpi ku banonte  Kelsey Turner bashkë me mamanë dhe fëmijët e saj. Pronari i shtëpisë kishte vendosur ta përzinte nga kjo shtëpi pasi mjeku kishte ndaluar pagesat e qirasë.

Mamaja e modelit ka deklaruar se në të vërtetë mjeku paguante qiranë e tyre për afër një vit, ndër të tjera ajo theksoi se vajza e saj kishte 6 vite që njihej me viktimën. Babai i të dyshuarës, deklaroi vajza e tij është e pafajshme dhe theksoi se po mbledh para për të paguar mbrojtjen ligjore.

«Është një mama e mrekullueshme, dhe një vajzë e mbarë», kishte thënë ai.

Judy Earp, ish bashkëshortja e viktimës për 17 vite me radhë, deklaroi se ishte në dijeni të lidhjes së tyre dhe se viktima paguante para dhe për femra të tjera.


Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report