Connect with us

Australia

Lindin binjakët e rrallë në Australi

Published

on

Lindin binjakët e rrallë në Australi featured

Një rast tepër i rrallë ku kanë lindur dy binjakë gjysmë-identikë ka ndodhur në Australi në vitin 2015. Këta binjakë ishin krijuar nga një vezë dhe dy qeliza të spermës. Ky lajm tani është bërë i njohur nga komuniteti shkencor. Bëhet fjalë për një djalë dhe një vajzë, të cilët kanë ADN të njëjtë me mamanë e tyre por nga ana e babait të tyre ndryshon.

Rastet e lindjes së binjakëve gjysmë-identikë janë jashtëzakonisht të rralla, i vetmi rast ishte raportuar në SHBA gjatë vitit 2007. Rasti i dytë është publikuar nga një ekip shkencëtarësh të kryesuar nga Dr.Michael Gambet, i Universitetit Teknologjik të Qeensland.


Lindin binjakët e rrallë në Australi

Publikimi ishte bërë në një revistë mjekësore Amerikane e cila quhet « The New England Journal of Medicine».

Fëmijët binjakë, qoftë identikë apo monozigotë rrjedhin nga një embrion i fekonduar nga një spermatozoid. Ky embrion në vazhdim ndahet në dy embrione të njëjtit seks me një material gjenetik që përputhet.

Binjakët që nuk janë identikë, dizigotë apo eterozigotë rrjedhin nga dy vezë që janë fekonduar nga dy spermatozoide të ndryshëm. Ata mund ti përkasin një ose dy gjinive por ADN-ja e tyre nuk përputhet.

Rastet tepër të rralla të lindjes së binjakëve gjysmë-identikë janë një statistikë e mesme, ku një vezë fekondohet nga dy spermatozoide dhe më pas ndahet në dy embrione. Zakonisht embrione të tilla janë shumë të rralla por nuk arrijnë të mbijetojnë.

Çdo spermatozoid përmban gjysmën e ADN-së së babait por dy spermatozoide të njëjtit mashkull nuk janë gjenetikisht të njëjtë. Njëri mund të përmbajë kopje të kromozomit Y (që rezulton në krijimin e një djali) ndërsa tjetri mund të përmbajë një kopje të Kromozomit X (që do të thotë krijimin e një vajze).

Lindin binjakët e rrallë në Australi

Pikërisht kjo ka ndodhur në rastin e binjakëve Australianë, të cilët i përkisnin dy gjinive të ndryshme (djalë dhe vajzë). Ata jetojnë në qytetin Brisbane dhe sot janë rreth 4 vjeç. Veza e nënës së tyre, e cila është 28 vjeçe, ishte fekonduar nga një spermatozoid me kromozomit X dhe një tjetër akoma të kromozomit Y.

Më pas ishin zhvilluar dy embrione të ndryshme të cilët strehoheshin në të njëjtën placentë. Kjo mund të diktohej qartë në javën e 6-ë të shtatzënisë. Doktorët fillimisht nuk e kishin vënë re këtë detaj dhe kishin kujtuar se bëhet fjalë për binjakë identikë.

Pas 8 javësh ishte kryer dhe një analizë e re në të cilën mjekët arritën të kuptonin se bëhej fjalë për dy embrione të ndryshme (diçka e pamundur në rastin e binjakëve identikë).

Nga ai moment mjekët kishin kuptuar se kishte ndodhur diçka shumë e veçantë. Analizat gjenetike treguan se binjakët kishin 100% të ADN-së nga mamaja e tyre por vetëm 78% nga ADN-ja e babait.

Për shkak të kombinimit të materialit gjenetik nga dy spermatozoide të ndryshme, doktorët kanë frikë se këto binjakë janë më të ndjeshëm në shfaqjen e kancerit në organet e tyre riprodhuese.

Për shkak të pasigurisë, ata kishin realizuar heqjen e vezoreve nga vajza kur ajo ishte vetëm 3 vjeçe, ndërsa po monitorohen testikujt e djalit. Këta fëmijë  erdhën në dritë me operacion dhe identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Sipas gazetës BBC ata janë të shëndetshëm dhe bëjnë një jetë normale.

Nënat me një moshë më të madhe mund të lindin binjakë identikë. Ky është një fenomen i zakonshëm i cili ndodh në shumë familje. Binjakët identikë nuk kanë treguar një trashëgimi të ngjashme. Riprodhimi i ndihmuar (Fekondimi jashtë trupit) mund të shtojë gjasat e binjakëzimit, pasi futen në mitër më shumë se një embrion i fekonduar.



Click to comment

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më të lexuarat