Connect with us

Amerika e Veriut

Lufta e bandave në Meksikë

Published

on

Lufta e bandave në Meksikë

Dhjetë persona kanë humbur jetën e tyre gjatë një përleshje midis dy bandave rivale në shtetin «Guerrero» të Meksikës.

Sipas një zëdhënësi për shërbimet e sigurimit (Roberto Alvarez), dhuna e bandave në këto shtete po ndizet nga dita në ditë, kryesisht për arsye të trafikut të drogës.

Disa anëtarë që i përkisnin dy grupeve, të cilët vetëquhen me emrin «Milicia», janë përballur gjatë ditës së diele me armë zjarri në «Chilapa». Bilanci i kësaj përleshje ishte 10 të vdekur dhe dy të plagosur.


Luftimet midis popullsisë dhe karteleve të drogës në «Guerrero» të Meksikës

Dyluftimet midis forcave paramilitare të banorëve dhe karteleve të drogës në Chilapa, «Guerrero», të Meksikës. Kujdes⚠⚠⚠ Pamje të rënda.⚠⚠

Posted by Alba Report on Tuesday, January 29, 2019

Në vendngjarje u gjetën një sasi e madhe armësh, përveç 10 viktimave të cilat ndodheshin brenda në dy automjete, të cilat ishin dëmtuar nga shkëmbimi i zjarrit. Personat e plagosur ishin transferuar në spitalin shtetëror të rajonit.

Nuk është akoma e qartë se pse kishte filluar përleshja me armë midis këtyre dy grupeve.

Shteti «Guerrero» është pjesë e një sistemi i cili përbëhet nga shumë organizata kriminale. Është një nga ato zona e cila përballet seriozisht me krimin e organizuar për shkak të dhunës së vazhdueshme në këtë vend.

Shumë nga këto banda janë goditur rëndë gjatë viteve të fundit por përsëri tentojnë të rigrupohen për të sunduar në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Për tu përballur me këtë fenomen, banorët kanë krijuar disa grupe të armatosura me qëllim neutralizimin e bandave kriminale.

Sipas shifrave zyrtare, Tensionet që lidhen me kartelet e drogës kanë marrë jetën e më shumë se 200.000 personave në Meksikë që nga viti 2006. Pikërisht viti kur qeveria e «Felipe Calderon-it» u kishte shpallur luftë duke mobilizuar ushtrinë kundër tyre.


Më të lexuarat