Connect with us

Amerika e Veriut

Lufta e drogës në Meksikë lë pas 17 kufoma të karbonizuara

Published

on

Lufta e drogës në Meksikë lë pas 17 kufoma të karbonizuara1

Lufta e drogës në Meksikë lë pas 17 kufoma të karbonizuara. Autoritetet meksikane po zhvillojnë hetime mbi një tension midis dy bandave, i cili la pas të paktën 20 kufoma, 17 nga të cilat ishin të karbonizuara.

Ngjarja ka ndodhur në një qytet në kufi të Meksikës me SHBA-në. Një zonë që pritej të vizitohej nga presidenti amerikan për të fituar përkrahje për ndërtimin e murit të famshëm.


Lufta e drogës në Meksikë lë pas 17 kufoma të karbonizuara post
Lufta e drogës në Meksikë lë pas 17 kufoma të karbonizuara

Presidenti meksikan në një intervistë për mediat foli për një <<luftë midis dy grupeve rivale>>, duke shtuar se oficerët e sigurimit do të jepnin më tepër hollësi mbi ngjarjen.

Presidenti Amerikan, Donald Trump, po udhëton për në McAlen të Teksasit, në kufi me Meksikën. Ai ka vazhduar të lërë të hapur mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kjo sipas tij nëse Kongresi nuk miraton kërkesën e tij për të dhënë fondet për ndërtimin e murit në kufi.

Një zyrtar i lartë i sigurimit meksikan ka deklaruar se autoritetet kishin zbuluar 20 kufoma, nga të cilat 17 prej tyre ishin të karbonizuara. Kjo ngjarje ka ndodhur në Sioudad Migel Aleman, pothuajse 90 kilometra larg McAlen-it, përballë lumit Rio Grande.

Diku aty pranë kufomave janë zbuluar dhe pesë automjete të djegura. Një tjetër zyrtar i sigurimit tha se nga vendngjarja janë tërhequr 21 kufoma.

Shteti Tamulipas është transformuar tashmë në një ndër zonat më të dhunshme në Meksikë. Ky shtet kontrollohet nga banda të cilat luftojnë midis tyre për kontrollin e trafikut të lëndëve narkotike.

Lufta e drogës në Meksikë ka shënuar mijëra të vdekur gjatë këtyre viteve në një konflikt interesi midis baronëve dhe karteleve. Nuk kanë qenë të pakta dhe përplasjet e këtyre bandave me Sigurimin Meksikan ku ka rezultuar dhe një numër i konsiderueshëm viktimash.

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report