Luftë Ekonomike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës

Luftë Ekonomike midis SHBA dhe Kinës

Ditën e Hënë fillojnë Negociatat kritike midis dy shteteve në nivel Zëvendësministrash. Këto janë bisedime kritike të cilat dë to përcaktojnë të ardhmen e kësaj lufte Ekonomike.

Një grindje që zhvillohej gjatë kohëve të fundit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Komuniste të Kinës. Bisedimet pritet të fillojnë javën e ardhshme. Ato do të realizohen ditën hënë dhe të martën në kryeqytetin Kinez.

Luftë Ekonomike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës post image

Ministria kineze e Tregtisë ka konfirmuar se negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës do të zhvillohen në Pekin të hënën dhe të martën (7 dhe 8 Janar).

Kjo do të jetë hera e parë që të dyja palët do të gjenden ballë për ballë pas marrëveshjes në muajin dhjetor. Marrëveshje e cila ishte mbyllur mbi kontekstin e përpjekjeve reciproke për të ulur tonet dhe tensionin midis dy ekonomive planetare në sektorin e tregtisë.

Pritet që këto bisedime të kenë rezultate pozitive

Kryetar i formacionit Amerikan do të jetë zëvendësministri i Tregtisë Jefrey Garris. Amerikanët presin që rezultati i këtyre bisedimeve të jetë Pozitiv dhe konstruktiv. Kjo për të kaluar në fazën e dytë e cila është futja në fuqi e marrëveshjes së Argjentinës. Një marrëveshje e cila u arrit midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe homologut të tij Kinez Xi Jinping.

Kjo marrëveshje u arrit mbas sanksionesh shtesë disa mujore të imponuara kundër njëri tjetrit në mallrat dhe ushqimet e importit gjatë vitit 2018. Dy shtetet ranë dakord gjatë fund vitit të bëjnë një armëpushim ekonomik 3 mujor.

Ky armëpushim ekonomik vlen deri në fillim të muajit Mars. Kjo ishte dhe pika e referimit nga të dyja palët për ti dhënë terren pozitiv negociatave në mënyrë që negociatat të sjellin rezultate pozitive për të dyja palët.

Që atëherë të dyja palët kanë shtrënguar duart disa herë midis tyre. Dhe veçanërisht Kina me datë 1 Janar anuloi për një afat tre mujor taksat shtesë ndaj Shteteve të Bashkuara.

Taksa të cilat kishin lidhje të drejtpërdrejta me importimin e automjeteve Amerikane si dhe pjesëve të këmbimit. Gjithashtu Kina komunikoi dhe një urdhër importi të një sasie kolosale të sojës Amerikane nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reklama

Beni nje koment

Jul lutem shtoni komentin tuaj
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu