Connect with us

Bota

Luftë midis Vladimir Putin dhe artistëve të muzikës Hip hop.

Published

on

Putin i shpall luftë industrisë së Hip hopit në Rusi open graph

Lufta që i ka deklaruar Putin muzikës “Rrap” arrin të bashkojë artistët e Hip hopit.

Vladimir Putin ka kritikuar artistët e kësaj industrie për krijim defektesh në shoqërinë civile . Ai kishte ftuar një artist të kësaj muzike për të performuar në “inaugurimin e tij presidencial” kohë më parë. Ku tha se Rap’i është pjesë e kulturës së Rusisë dhe se është mbi qeverinë ta menaxhojë të ardhmen e kësaj muzike.Në rusi lufta e Rrap-it po përshkallëzohet, por jo me disa dhe vargje!

Luftë midis Vladimir Putin dhe artistëve të muzikës Hip hop

<<Kjo është pjesë e kulturës, kjo përbën një pjesë të kulturës tonë të përbashkët. Dhe prandaj ne duhet ta trajtojmë me kujdesin maksimal këtë çështje>>.Kishte komunikuar Vladimir Putin në një mbledhje të këshillit presidencial mbi kulturën dhe artin. E cila u zhvillua në Shën Petersburg.

<<Nëse është e pamundur të ndalohet atëherë është e domosdoshme të rreflektojmë. Dhe të japim udhëzime të duhura sipas rrethanave>> kishte shtuar ai.

Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti Rus Vladimir Putin

Presidenti rus po merrte pjesë në një debat mbi përpjekjet zyrtare për të kontrolluar këtë industri. Pikërisht Politikat që kanë ngjallur shqetësime rreth lirisë së shprehjes në shtetin Rus.

Që në muajin tetor, Të paktën tetë artistë të kësaj industrie panë koncertet e tyre të anulohen.  Arsyeja ishin këto aksjone qeveritare dhe pretekste të tjera të kësaj natyre. Ky vlerësim buron sipas konstatimit të vëzhguesve të drejtave të njeriut.

Calvert është një gazetë e cila publikohet në Londër e cila përmban dhe analiza bashkë kohore mbi Rusinë si dhe mbarë rajonin . Pikërisht kjo gazetë kishte raportuar se shumë festivale të tilla kanë patur të njëjtin fat që nga viti 2018. Ky operacion ka filluar patrullimet e tij duke filluar nga shfaqjet “Punk”. Duke u  shtrirë dhe në festivale të vogla apo dhe t mëdha dhe me influencë si ato të Hip hop-it dhe Rrap-it .

Në nëntor u krye dhe arrestimi i një artisti të famshëm i cili dispononte profil të lartë në shoqërinë civile Ruse. Kjo ngjarje nxori haptas në skenë konflktin e industrisë së hip hop-it me qeverinë Ruse !

Artisti në fjalë ishte Dhimitri Kuznetsov, i cili njihet në publikun Rus me nofkën artistike “Husky”. Ai u arrestua duke u akuzuar për “Huliganizëm” pasi kishte performuar për fansat e tij në një rrugë të qyteti jugor “Krasnodar”. “Husky” u dënua me12 ditë burg pasi u kap teksa performonte në tavanin e një auto veture pasi anulimit të koncertit të tij në momentin e fundit.

Skena qe ishte ndërtuar të performonte “Husky” u çmontua përshkak të një urdhri nga zyra e prokurorisë lokale me pretendimin  se tekstet e këngëve të tij ndodhesin nën hetim për Ekstremizëm. Një tjetër sallë hapi dyert e saj për artistin në minutën efundit. Por sapo kishte filluar të performonte ishte ndërprerë linja e elektricitetit që furnizonte sallën.

Husky një artist që në vargjet e tij shpesh këndon për varfërinë, korrupsionin dhe brutalitetin policor. Ai kishte komunikuar një status në median sociale Ruse “Vkontakte” se disa nga festivalet e tij ishin anuluar nga autoritetet. Pasi sipas tyre vargjet këngëve të tij promovonin shthurje seksuale dhe ofendime kundër fesë! Menjëherë pas arrestimit të tij rreperët e njohur Oxxxymiron, Basta dhe Noize MC organizuan në shenjë solidariteti një koncert bamirësie “I’m Going to Sing My Music” pikërisht në Moskë.

“Oxxxymiron”, emri i vërtetë i të cilit është Miron Fyodorov kishte deklaruar në Twitter <<Kjo nuk ndodh vetëm për “Husky’n por për të gjithë neve dhe të ardhmes së muzikës  në vendin tonë>>.

Vetëm disa orë para këtij eventi “Husky” ishte lënë i lirë dhe akuzat ndaj ishin pushuar menjëherë.

Ky koncert arriti të tërheqi një rrymë të madhe fansash dhe aktivistësh.Duke përfshirë midis tyre dhe liderin e opozitës “Alexei Navalny”.  i cili u komunikoi se “Husky” ishte lënë ilirë. Pasi Kremlini tentoi ta pengonte koncertin. Duke e kthyer atë në një protestë “Manifest të lirisë së shprehjes dhe kreativitetit” !

Lideri i opozitës parlamentare Ruse Alexei Navalny
Lideri i opozitës parlamentare Ruse Alexei Navalny

Kryeredaktorja e rrjetit televiziv Rus i cili sponsorizohet nga vetë shteti Rus deklaroi në Twitter se <<sapo zyrtarë të lartë të Kremlinit u informuan mbi lajmin ndërhynë personalisht për lirimin e menjëhershëm të artistit>>.

Më të lexuarat