Connect with us

Opinion

Lulëzim Basha: Sondazhet na nxjerrin shumicë qeverisëse

Lulëzim Basha rifilloi përsëri deklaratat qesharake por kësaj radhe e paska fitoren në xhep pasi sipas tij sondazhet që realizohen nga PD-ja qenkan jo vetëm mbresëlënëse por tregokan qartë fitore të thellë ndaj oponentit të tij ,Edi Rama ,nëse Basha do të hynte në zgjedhje.

Published

on

Sondazhet na nxjerrin shumicë qeverisëse

Gjatë vizitës së kreut të PD-së në Sarandë nuk kanë munguar as mendimet ekstreme si ato të pas 30 qershorit ku bëhej fjalë për përqindjen e lartë që nuk mori pjesë në zgjedhje. Pjesa dërrmuese e Shqiptarëve kanë emigruar që në kohën e eksodit të parë nëpërmjet ambasadave dhe anijeve nga portet e vendit tonë.

Partia Demokratike ka numëruar akoma edhe ata persona që kanë të paktën 15 vite ose më shumë që nuk kanë shkelur në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në realitet kjo pjesë e popullsisë mund të ketë vite të tëra që nuk ushtron të drejtën e votës në pamundësi për të qenë prezent atë ditë.

Le të largohemi nga ajo pjesë pasi Partia Demokratike ka dhënë një sërë deklaratash gjatë ditëve të fundit por më kulminantja ishte ajo e kreut të kësaj partie nga Saranda.

Lulëzim Basha deklaroi me gojën e tij se sipas sondazheve (të realizuara nga PD—ja), kjo parti shfaqet befasisht në rolin e shumicës qeverisëse por ajo që të bën përshtypje është hezitimi i anëtarëve dhe kreut të kësaj partie për të marrë pjesë në zgjedhje.

Vërtet shifrat që publikon Partia Demokratike pas 30 qershorit janë tejet të larta por a kanë ato lidhje me realitetin

Nëse vërtet Lulzim Basha dhe PD-ja arrijnë të garantojnë fitore të tilla atëherë përse nuk hynë në zgjedhje për të fituar? Këtë pyetje do tja bënte vetes çdo njeri me logjikë të shëndetshme. Me sa duket Lulëzimi nuk ka këshilltarë të aftë pasi në këtë rast predikimi dhe retorika janë ekstreme dhe nuk përputhen në asnjë rast me rezultatin e 30 qershorit.

Ai deklaroi se sondazhet tregojnë qartë që PD-ja na paska garantuar fitoren absolute pas dërrmimit në zgjedhjet e 30 qershorit ku PD-ja humbi të gjitha pushtetet që posedonte deri pak kohë më parë.

Ish Opozita nuk ka kuptuar akoma se 30 qershori ishte një humbje fatale për shkak të strategjisë që ndoqi kjo parti duke marrë me vete dhe LSI-në në të njëjtin fat.

Deklaratat e Lulzim Bashës janë pak absurde pasi në realitet PD-ja do ishte me fat akoma edhe nëse arrin të sigurojë gjysmën e fuqisë që kishte para se të dorëzonte mandatet. Lëvizja fatale e mos pjesëmarrjes, ose bojkotimi i zgjedhjeve ishte një lëvizje që akoma nuk ka prodhuar efektet e saj të para dhe pritet që këto efekte të bëhen të ndjeshme pas pushimeve verore. Nuk ka logjikë të luftosh për të ardhur në pushtet duke dorëzuar dhe pushtetin që kishe dhe pastaj të flasësh për fitore absolute pasi kjo është absurde. Pra, Lulëzim Basha po gënjen dhe nëse ekzistojnë sondazhe të tilla patjetër që janë të sajuara nga PD-ja..

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report