Connect with us

Editorial

Lulëzim Basha transformohet në një kërcënim serioz për Shqipërinë dhe Shqiptarët

Kreu i opozitës së shuar kërcënon se nuk do të marrë pjesë në asnjë palë zgjedhjesh, madje dhe as ato të 13 tetorit. Kërcënimet e Bashës provokojnë rëndë dhe mund të ksonsiderohen ekstreme në çdo sistem demokratik.

Published

on

Lulëzim Basha transformohet në një kërcënim për Shqipërinë

«Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar, nuk merr pjesë në asnjë proces zgjedhjesh dhe në asnjë diskutim për zgjedhje. Nuk merr pjesë në asnjë diskutim për zgjidhje politike apo për reforma të çfarëdo formule, pa dalë para drejtësisë të gjithë ata që janë përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin. Fundi i pandëshkueshmërisë të lidhur me krimin është kushti i pa negocjueshëm për t’ju rikthyer proceseve demokratike» deklaroi kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha.

Kjo në vetvete është një deklaratë që shfaq fytyrën e tij të vërtetë përballë shqiptarëve. Lulëzim Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen nëse ja don të mirën këtij vendi dhe dëshiron të ecë përpara pasi janë pikërisht strategjitë e tij ato që e solle Partinë Demokratike në këtë pikë.

Megjithatë, z.Basha jo vetëm që nuk njeh rendin dhe kushtetutën por kërkon pushtet absolut në tavoline duke kërcënuar jo vetëm maxhorancën por dhe rendin publik të një vendi që këtë strategji e ka sprovuar në lëkurën e tij.

«Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht», vijoi zoti Basha në deklaratën e tij për shtypin.

I bëjmë thirrje Lulzim Bashës të tërhiqet dhe të krijojë kushtet për zgjedhje të lira brenda PD-së në mënyrë që vendi të ecë përpara dhe jo të mbetet peng i trazirave të orkestruara nga vetë ai. Në rast se Basha tenton të krijojë kaos në shoqërinë shqiptare atëherë do të përballet me një ndëshkim të paparë. Akoma dhe më të fuqishëm se ai i 30 qershorit. I bëjmë thirrje Bashës të respektojë kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë pasi në të kundërt do të vuajë pasojat. Shqipëria nuk do të katandiset kurrë si në 1997-ën.

Nëse Ju vendosët të bojkotoni zgjedhjet, kjo ishte zgjishje e juaja personale dhe besojmë që kishit marrë parasysh dhe koston. Pushtet në tavolinë nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë më pasi Shqipëria nuk kthehet më kurrë pas në kohët e saj më të errëta.

Harroje pushtetin sipas oreksit tënd Lul dhe kuptoje një herë e mirë se e vetmja organizatë e dhunshme dhe kriminale është ajo që kërcënon kushtetutën dhe rendin. Ti je ai që e udhëheq këtë organizatë. SHBA-ja dhe BE-ja të shikon me gjysmë syri. Shqipëria nuk e kapërdin më turpin për të mbajtur mbi supe individë si ty dhe padronët e tu të cilët shqipëria e pa qartë se cilat janë qëllimet e tyre. Ne jemi sot, do të jemi nesër, dhe po të jetë për ty do të jemi dhe në 100 vitet e ardhshme.

Rrroftë Shqipëria, rroftë demokracia, rroftë vend ynë i bekuar që ka njohur 1000 Salinj dhe Lula por përsëri mbetet në këmbë me dinjitetin e tij..Nuk ekziston ai politikan apo bir politikani që mund të santazhojë shqipërinë dhe shqiptarët në vendin e tyre.

LIVE – Deklaratë për mediat #ShqipëriaSiEuropa

LIVE – Deklaratë për mediat #ShqipëriaSiEuropa

Posted by Lulzim Basha on Thursday, June 27, 2019

Më të lexuarat

Copyright © 2019 Alba Report