Connect with us

Kafshët

Macja e egër futet në fushën e golfit dhe plagos një lojtar teksa po luante

Published

on

Macja e egër futet në fushën e golfit dhe plagos një lojtar

Një lojtar golfi dhe një kalë po trajtohen në spital pas plagëve të marra nga një mace e egër. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Rhode Island të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

«U hodh në kurrizin e tij dhe për fat të mirë ai arriti ta godasë me një shkop golfi», deklaroi një polic i sektorit të Energjisë dhe Përkujdesjes së Mjedisit në Connecticut të SHBA-së.

Para se të kryente sulmin në fushën e golfit, kjo mace kishte sulmuar dhe një kalë në atë zonë, jo shumë larg sulmit të dytë. Kali ishte plagosur në qafë dhe në sy. Pronarja e kalit, sapo e kishte kuptuar se ç’po ndodhte kishte tentuar ta largonte macen nga kali i saj dhe kishte filluar të thërriste për ndihmë.

Macet e egra janë një fenomen normal në Connecticut por në përgjithësi janë të strukura dhe nuk shfaqen kaq haptas në publik. Sulmet e tyre kundër njerëzve janë jashtëzakonisht të rralla.

Autoritetet kishin arritur ta kapin macen dhe e kishin neutralizuar duke e vrarë atë. Autoritetet përkatëse po presin rezultatet e analizave që kanë kryer pasi dyshojnë se kjo mace ishte e infektuar nga sëmundja e tërbimit. Rasti i fundit që ishte kapur një kafshë e infektuar nga kjo sëmundje ishte regjistruar në vitin 2014.


Më të lexuarat